Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi do të paraqitet nesër në SPAK. Bardhi është thirrur nga organi i akuzës rreth orës 10:00 në cilësinë e tij si kallëzues i aferës së inceneratorëve në emër të PD-së, për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.
Pas dëshmisë, pritet që Bardhi të flasë për median në lidhje me deklaratat e tij./m.j