• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inceneratorët/ Alibeaj: Me Ramën në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim

by Java News
18/02/2022 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me aferën e Inceratorëve. Ai thotë se nuk ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë bëhet pa miratimin e Ramës. Alibeaj shton se me socialistët në krye Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Deklarata e Enkelejd Alibeajt

A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?!

Nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën  e inceneratorëve.

1- Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore.

Ëngjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.

2- Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon.

Arben Ahmetaj jep miratimin për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje” një procedurë që është në kundërshtim me ligjin”.

3- Koncesioni për inceneratorin e Elbasanit, duke përfshirë incinerimin dhe shitjen e energjisë, ishte për 7 vite. Me firmën e Damian Gjiknurit qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë,  Klodian Zotos dhe Stela Gugallias, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë

4- Punimet në inceneratorin e Tiranës kanë filluar në Janar 2020, kurse pagesat janë bërë qysh prej Prillit 2018.

5- Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, u bën presion ndërtuesve që të gjitha dherat dhe inertet që dalin nga ndërtimet në Tiranë, të shkojnë në landfillin e Sharrës në mënyrë anti-ligjore, pa një vendim të Këshillit Bashkiak dhe nën presionin e Bashkisë Tiranë, ndaj ndërtuesve.

Vendimi antiligjor i Veliajt i mundëson inceneratorit të Tiranës të përfitojë 40 milionë euro shtesë.

6- Në mes  të pandemisë 850 mijë euro shpenzime për udhëtime.

7- 450 mijë euro reklama për media

8-  Edmond Bllako, babai i deputetit Alqi Bllako, ka qenë i punësuar pranë kompanisë së inceneratorit të Tiranës, me pagë 10 milionë lekë/muaj.

9- Administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në Tatime se paguhet 900 mijë lekë.  Ai e mohoi një pagë të tillë. Po kush i merr ato para?

Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, Erjon Veliaj  duhet të ishin me Lefter Kokën.

Por natyrisht koka e vërtetë e kesaj vjedhje është Edi Rama. Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Next Post
“Dha dorëheqjen në mënyrë enigmatike”/ Berisha denoncon ish-deputetin Mark Marku: Çfarë të shtyn që je bërë avokat i Lul Bravës?

“Aleatët në ‘Shtëpinë e Ilirit’"/ PD akuza Berishës: Kërkon vota për logon e LSI-së! Non-grata do përdorë demokratët për hallin e tij

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Jo vetem fjalen te korruptuar,Z Alibej,kta jane kriminel me ne krye k/kriminelin edvinin,djalin e sekretarit te presidiumit te kuvendit popullore te sh enver.Kta kane hake kokrren e plumbit,e kuptoni cfare do te thote te vjedhesh 430.000.000 milion euro.Sikur ta kishte bere nji shqiptare i thjeshte,cfare do te kishte bere sh arben kraja me te quajturit prokurorte e tije.Do ti kishin dhene nji pretenc preje 500 vjete burge.A per kriminelte e ktyre 30 viteve qe kane shkatrruar vendin duke vjedhur,plackite e vrare,shoket prokurore e sh gjyqtare nuke e vene ujin ne zjarre,per kta kriminel ti denojne.Shikoni ne cfare derexhejet eshte vendi jone me kta antishqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In