• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Inaugurimi Trump/ Bota me rrobat e festës në Uashington, por Franca refuzon ftesën

by S M
19/01/2017 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 20 janar 2017, republikani do të emërohet zyrtarisht presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara. I pranishëm do të jetë vetëm ambasadori francez në Washington. Personalitete të shumta kanë refuzuar të marrin pjesë në ceremonine tradicionale.

Nga korespondenti i Figaro në Washington

Asnjë politikan francez nuk do të jetë i pranishëm në tribunen zyrtare të ceremonisë së Inaugurimit  të Donald Trump këtë të premte në Washington. Kështu e do tradita e një evenimenti kryesisht kombëtar – duke nxjerrë nga situata, padyshim jo e favorshme, qeverinë socialiste të Francois Hollande, nisur nga qëndrimet e mbajtura më parë gjatë fushatës së Presidentit të zgjedhur.

Ftesat e ceremonisë së betimit janë shpërndarë nga rrethi i presidentit të zgjedhur, nga administrata që po largohet dhe nga të zgjedhurit e Kongresit. Deri në një milion bileta të shperndara, në pesë ngjyra të ndryshme (jeshile, portokalli, të verdhë, blu dhe argjendi), që i korrespondojnë një pozicioni në Kapitol. Pjesa më e madhe e të ftuarve përbëhet nga militantët republikanë te 50 shtetet.

Ambasadorët e 180 vendeve të përfaqësuara në Washington janë të ftuar, por jo udhëheqësit e tyre, me përjashtim të dy fqinjëve, Kanadasë dhe Meksikës. Këtë vit, Kryeministri Justin Trudeau ka njoftuar se do të ishte i angazhuar diku tjetër. Gjithshtu nuk është vërtetuar ende nëse Presidenti Enrique Peña Nieto do të jetë aty për të duartrokitur njeriun që dëshiron ti faturojë një mur 10 miliardë $ në kufirin e vendit të tij.

Ambasadori i Francës, Gérard Araud, i cili personalisht do të jetë i pranishëm, mori një kërkesë në javët e fundit nga një politikan francez ku i kërkontë të jetë edhe ai i pranishëm.  Jo pa vështirësi, Ambasadori arriti t’i gjejë një vend pranë një përfaqësuesi amerikan, gruaja e të cilit nuk mund të marrë pjesë në ceremoni, por i interesuar (të cilit ambasadori refuzon t’i japë emerin) së fundi ndryshoi mendje.  Ambasadori Araud, që pati reaguar pas fitores së Trump me anë të një Tëeet, tashmë të fshirë, ku shkruante – « Një botë po shëmbet  përpara syve tanë » – iu kërkua me ngulm nga komiteti i ceremonisë së Inaugurimit të organizojë një « festë » ne rezidencën e tij, festë e cila do të organizohet sot, më 19 Janar.

A mori ftesë Maréchal-Le Pen, deputete e partisë Fronti Nacional, mbesa e themeluesit të kësaj partie, e cila mburrej për lidhjet e saj me këshilltarin strategjik të Trump, Steve Bannon? Miku i saj, lideri i Partisë së Pavarur Angleze « UK Indipendant Party » Nigel Farage, goxha i afërt me Donald Trump, iu desh të përdorte lidhjet e tij me Qeverinë e Mississippi-t me anë të Guvernatorit Phil Bryant, për të siguruar një vend në tribunë. Disa media thonë me siguri se Jared Kushner, dhëndri i presidentit, po bën cmos që të gjejë një vend për  kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu[1].

Nuk është e pazakontë për personalitetet të huaja të mburren për pjesemarrjen e tyre në këtë ceremoni. Zakonisht bëhet fjalë për një ngjarje private të organizuar rreth ceremonisë – dhe ku sigurisht pjesëmarrësit janë planifikuar  paraprakisht. Milorad Dodik, presidenti i Republikes Serbe të Bosnjes, shfaqi një ftesë në një platformë televizive, duke thënë se ishte lideri i vetëm në Ballkan që ka nderin e pjesemarrjes në nje ceremoni të tillë.  Fatkeqësisht bëhej fjalë për një ballo private të orkestuar nga militanet e « Tea Party » ( lëvizje amerikane që mbeshtet idetë konservatore republikane) gjë që nuk i mundësoi të drejtën e një vize diplomatike.

Sipas burimeve te “The Times of Israel”, kryeministri nuk do te jete i pranishem ne ceremonin e Inaugurimit. (Monitor)

Next Post
Arrestimi i mësueses që propagandonte ISIS-it në Shkodër, reagon drejtori i Medresesë

Arrestimi i mësueses që propagandonte ISIS-it në Shkodër, reagon drejtori i Medresesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In