U zunë në zyrë, më pas e qëlloi me armë në rrugë, arrestohet autori që plagosi kryetarin e Njësisë Administrative në Kallmet.
Kete pasdite në pranga është vënë autori i plagosjes së kreut të Njësisë Kallment në Lezhë, Besnik Simoni.
Sipas informacioneve nga policia, ai është kapur në një banesë në fshatin Kallmet.
Pas një sherri në zyrë, Altin Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në rrugë 41-vjeçarin Simoni, duke e lënë të plagosur rëndë.
Ndërkohë që mes të dyve ka pasur edhe një sherr në fushatën elektorale të vitit të kaluar por ende nuk është konfirmuar nëse ka qenë ky shkaku i konfliktit të sotëm. /m.j











