• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

In memoriam/“Vdiq Torino”! 70 vjet nga tragjedia që vrau zemrën e Italisë

by Java News
04/05/2019 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 4 maj 1949 vdiste Torino. Vdisnin kampionët dhe trajnerët që e bënë të madh atë klub, Grande Torino e quanin e njihnin anembanë botës në një epokë ku nuk ekzistonte transmetimi direkt në televizion dhe ku informacioni shpesh shpërndahej një ditë apo dy ditë me vonesë, thuajse si gojëdhënë.

31 persona humbën jetën në Superga, gjatë një fluturimi që po e kthente ekipin nga një miqësore kundër Benfica në Lisbonë. Një ndeshje që zyrtarisht festonte tërheqjen nga futbolli të kapitenit të Benficas, Francisco Ferreira. Në realitet, ishte një manovër për të grumbulluar të ardhura për të ndihmuar Ferreiran për të dalë nga një situatë ekonomike e dëshpëruar.

Mjegull, re dhe shi, avioni u përplas në kodrën mbi Torino dhe mes 31 personave të ndarë nga jeta ishin 18 futbollistë e zyrtarë të klubit.

Ishin “Gli invincibili”, të pathyeshmit e Grande Torino, skuadër klasi, me burra të vërtetë, udhëhequr nga kapiteni Valentino Mazzola, një lider i vërtetë në fushë dhe jashtë saj, saqë një herë lojtarët shkuan te presidenti legjendar Ferruccio Novo dhe i kërkuan që Mazzola të kishte rrogë dy herë më të lartë se lojtarët e tjerë.

Kampionë gjatë luftës, kampione në vitet 1946, 1947, 1948 e 1949… Do kishin vazhduar gjatë, do kishin vendosur me shumë gjasa rekordin me të cilin krenohet tani Juventusi, por fati nuk deshi që të ndodhte.

Dje, në derbin Juve-Torino, edhe tifozët e Juves lanë mënjanë rivalitetin dhe shpalosën një parullë gjigante për të kujtuar Grande Torino, skuadra që ishte boshti dhe krenaria e Italisë në botë. (Tema)

Next Post
Papa Françesku para vizitës në Maqedoninë e Veriut: Ia kushtoj Nënës Terezës

Papa Françesku para vizitës në Maqedoninë e Veriut: Ia kushtoj Nënës Terezës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In