• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

In Memoriam-Lamtumirë Artan Lame!

by Bajram Peçi
22/05/2025 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi*

Lajmi i trishtuar për ndarjen e parakohëshme nga jeta
të Artan Lames na ka prekur dhe tronditur thellësisht.
Bota shqiptare e koleksionistëve është në zi. Ai ishte
një pasionant i rrallë në kënaqësinë që i përcillte pasioni, në zhanret ku ushtroi mbledhjen e studimin.
Ishte fillimi i viteve ’90 kur filloi formimi si i tillë, koha kur si specialist te shoqëria detare “Adriatika”, u pasionua me mbledhjen e ruajtjen e vlerave materiale, që i shihte si vlera të kulturës kombëtare të trashëgimisë kulturore.

 

I dhënë tërësisht pas historisë, u lidh lidh me individë e grup shokësh, me të cilët ndanin informacion dhe kulturë koleksionimi. Vlerat e fondeve të tij shquhen posaçërisht në katër nga fushat, njëra më e veëantë nga tjetra, ku Artani u shqua:

  1. Koleksionimi i medaljeve, i titujve të nderit dhe dekoratat e Shqipërisë.

Mbledhja dhe bërja e tyre fond personal kronollogjik, për ata që kanë njohuri në fushë, kuptohet se përbën një aventurë. Ka qenë e mbetet një vështirësi serioze, së pari, se vetë shteti shqiptar nuk ka qenë aq i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për të ruajtur të inventarizuara emetimet në kronollogji kohore, në përkatësi me sistemet kushtetuese dhe organizimin arkivor. Artani pothuaj se siguroi përmes investimit kohor e studimor tërsinë e tyre. I përshkroi ato, duke filluar nga medaljet e para të shtetit shqiptar, ato të Princ Widit, monarkia. Për herë të parë në kulturën e kësaj fushe, në prill të vitit 2010 nxorri botimin dy vëllimësh, në të cilat bën klasifikimin zyrtar të dekoratave, vitin e instituimit, Klasin ose Gradën, metalin me peshën dhe pastërtinë, përmasat, kordonin, rrallësinë, motivacionin, vëndin e prodhimit. Botimi përfshin periudhën 1914 deri në vitin 2000. Ilustrimi me ngjyra është në formatin 1/1 me origjinalin, në faqe dhe shpinë. Botimi gjithashtu shoqërohet me dekret-ligjet mbretërore, të Presidentit të Republikës, të Presidumit të Kuvendit Popullor.

Është i vetmi në llojin e tij dhe besoj se i tillë do mbetet, si pasuri në etazheret e koleksinistëve!

 

  1. Ishte i kompletuar si koleksionit e studiues numizmat me fondin e monedhave të Shqipërisë, 1926 e deri në ditët e sotme.

E veçanta e Artanit në numizmatikë ishte koleksionimi dhe studimi i monedhave të Perandorisë Otomane dhe ato Bizantine. Ishin pasioni i tij. Ai ishte pamëdyshje më i miri mes nesh në studimin e numizmatikës otomane dhe bizantine, ku vetëm mendimi se do duhej të futeshe të kërkoje në një “pus” 1000 vjeçar, ishte i frikshëm.

Koleksioni i tij i monedhave otomane është i veçantë, njohjen e emetimeve kronollogjike të monedhave e kish të përkryer dhe përshkrimi i tyre në kuadrin historik e bënte atë një njohës brilant, jo vetëm mes nesh, por shumë më gjerë. Në dy seanca te rubrika “Netët e Muzeut”, që organizon Banka e Shqipërisë, komuniteti i numizmatëve pati kënaqësinë pak kohë më parë të dëgjonte referimin tërheqës të Artan Lames mbi monedhat otomane.

 

  1. Artani ka bërë dhe i ka lënë Shqipërisë një koleksion fare-fare të rrallë, atë të uniformave ushtarake, që ka veshur e mbathur ushtrinë shqiptare që nga themelimi i saj, të spaletave e të gradave, të yjeve dhe shiritave dekorues. Vëndi ynë ka një muze ushtarak, e kam parë dhe e vlerësoj atë, por as që bëhet fjalë se do gjente e do mbante uniforma të ushtrisë së para 100 vjetëve, ato të mbretërisë, ato të pasçlirimit, të modelit sovjetik e më tej të modelit kinez e të viteve të tjera më pas.

Kam shkruar më lart se “…i ka lënë Shqipërisë një koleksion…”, për një fond që i përket familjes, me bindjen se do ngelet vlerë muzeale nën kujdesin e shtetit. Do ishte një dëm i madh për kulturën e trashëgimisë që ky koleksion të shpërbëhej, e shoh më të dobishëm, tashmë që krijuesi i saj i përkushtuar nuk jeton, më të vihet nën kujdes të posaçëm, njëlloj si xhubletat! Kushdo qoftë çmimi i këtij fondi uniformash, ai mendoj e besoj se duhet të ketë vendin e tij në muzeun e ushtrisë?

Ky koleksion është shfaqur me raste për publikun, prej vitit 2000 kur patëm fatin ta shohim në Muzeun Historik Kombëtar e më pas në Galerinë e Arteve. Është vërtet diçka e rrallë.

  1. Vlerat e mëdha të këtij koleksionisti të shquar, i cili e drejtoi si kryetar i saj për disa vjet Shoqatën e Koleksionistëve të Shqipërisë, do t’i mbyll duke informuar lexuesin mbi koleksionin e tij të Flamurëve Kombëtare ndër vite. Ata janë të të gjitha formave e dizajnimeve, me shqiponjë në flatrim, me pendë të ndryshme në numër nga koha në kohë, ashtu siç u zhvilluan në praktikën si para pavarësisë, duke filluar me versionin e Aleadro Kastriotit, ato të pavarësisë, versionin e Spirdon Ilos, etj.

Prej fondit të tij të koleksionit, 50 prej flamurëve i pamë të ekspozoheshin për herë të fundit në sallën e Galerisë së Arteve në Korçë, me rastin e 100 Vjetorit të Republikës Autonome të Korçës.

Në të fundmin bashkëpunim që pata me Artanin ishte Epspozita e Retro Transportit të zhvilluar në Tiranë para dy vjetësh, ku unë ju bashkangjita koleksionit të automobilave retro të Arben Prrenjasit me një ekspozim të pullave postare “Automobila dhe konstruktorë”, në 5 stenda ekspozimi. Artan organizoi dhe drejtoi një shfaqje koleksonesh, me rastin e Konferencën Nd;erkomb;etare t;e retoo transportit që kish ndërmarr;e z. Blendi Gonxhe, atë kohë drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Për të katërta këto kategori koleksionesh, pothuaj të gjitha disiplina ndihmëse të studimit të historisë, Artan Lame la trashëgimi në publicistikë një sërë artikujsh përmes botimeve në revistën “Koleksionisti”, organ i Shoqatës të Koleksionistëve të Shqipërisë, si dhe në shtypin e përditshëm.

Artani, me pasionin, dijet dhe vullnetin e tij, ushqeu më të mirën tek brezi i tij dhe ai i më të rinjëve. Emri dhe ndihmesa e tij e çmuar do mbetet burim frymëzimi. Një shpirt i madh si i Tanit do na mungojë, por do jetë dhe nxitje për të ardhmen. Vlerat dhe përkushtimi i tij do të kujtohen me dashuri.

U prehsh në paqe Artan! Ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurit njeri të tyre!

*Ish kryetar i Shoqatës të Koleksionistëve të Shqipërisë, redaktor i Revistës “Koleksionisti”

 

Next Post
Hapja zyrtare e grup-kapitullit të tretë, Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë e bazuar në meritë

Hapja zyrtare e grup-kapitullit të tretë, Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë e bazuar në meritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

December 5, 2025
Të përfituara nga veprimtari kriminale, konfiskohen 43 dynym tokë në Ishull-Shëngjin

Të përfituara nga veprimtari kriminale, konfiskohen 43 dynym tokë në Ishull-Shëngjin

December 5, 2025
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Alimehmeti: Kemi 13 vite në opozitë! Atyre që na ndjekin akoma u duhet ngritur monument!

December 5, 2025
Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

December 5, 2025
Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

December 5, 2025
Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

December 5, 2025
Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

December 5, 2025
Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

December 5, 2025
“Më lironi nga burgu”, Beleri humbet betimin por jo mandatin si eurodeputet nga PE

Beleri: Çamët s’janë masakruar! Ka 2 mijë vendime gjykatash ndaj tyre për krime! Në 1994 isha në Qipro, jo në Peshkëpi

December 5, 2025

Media e njohur në Bruksel: Rasti “Veliaj” zbulon anën e errët të SPAK; një prokurori e fuqishme, që s’jep llogari…

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In