• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“In Memoria”, koncert në nderim të Ansamblit të Ushtrisë

by Java News
17/12/2015 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një koncert në nderim të Ansamblit Artistik të Ushtrisë iu kushtua figurave të shquara pjesë e këtij ansambli.

Koncerti solli në kujtesë të të pranishmëve në sallë figurat e njohura themeluese të Ansamblit, si dhe figurat e artistëve të mëdhenj të ndarë tashmë nga jeta si, Gaqo Avrazi, Kujtim Laro, Vaçe Zela, Mentor Xhemali, Pandi Zguro, Tonin Tërshana etj.

Në aktivitet ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA, ish-drejtues artistikë dhe ish-artistë të Ansamblit të Ushtrisë, veteranë të luftës, artëdashës të kryeqytetit etj.

Koncerti  përkujtimor u drejtua nga prezantuesja ikonë e Ansamblit të Ushtrisë, Flutura Çangu, e kthyer në skenë pas 23 vjetësh, pikërisht për këtë aktivitet. Ashtu si në të shkuarën kur Ansambli i Ushtrisë ngrinte peshë zemrat e të gjithë të pranishmëve në sallë, edhe në këtë shfaqje, numrat artistikë të përzgjedhur ishin të një niveli tepër të lartë.

U krithyen në skenë, në logon e FA, emrat e njohur të muzikës si, Arta Babaramo, Zina Zdrava, Sokol  Tomorri, e deri tek talenti më i vogël, i dalë nga radhët e grupeve kulturore të QKMBMMSHP, Klajdi Milla.

I ftuar nderi në shfaqje ishte edhe një tjetër figurë ikonë e artit shqiptar, vilionisti virtuoz Ethem Qerimi, një instrumentist që ka qenë pjesë e Ansamblit të Ushtrisë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, ndau me pjesëmarrësit emocionet e saj lidhur me një epokë, të cilën ajo e cilësoi si epoka e lavdishme e të gjithë trashëgimisë kulturore që na la Ansambli Artistik i Ushtrisë. “Sot jetojmë në një epokë me një tjetër liri krijimtarie, në një tjetër natyrë performimi. Besoj që njerëzit e brezit tim apo më të mëdhenj se unë vazhdojnë të mbeten nostalgjikë të asaj çka artistët, përtej kushteve të vështira, realizuan jo vetëm në karrierën e tyre profesionale, por edhe transmetuan dhe na rritën ne me ndjenjën e atdhedashurisë”, tha Kodheli.

Më tej, ministrja Kodheli vleresoi këtë aktivitet dhe kujtoi punën dhe veprën e jashtëzakonshme të artistëve të këtij ansambli, duke filluar që nga i madhi kompozitori Çesk Zadeja, Tish Daija, Kujtim Laro, e duke vazhduar me të madhen Vaçe Zela e deri tek i sapondari nga jeta, Tonin Tërshana, si dhe shumë artistë, valltarë, kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, aktorë, regjizorë, skenaristë, të cilët ishin pjesë e kësaj epoke.

Ansambli Artistik i Ushtrisë u krijua më 25 korrik  1944 në Lavdar të Korcës, nga radhët   paritzanëve të Ushtrisë  Nacional-Clirimtare. Artisti i Popullit, Gaqo Avrazi, është krijuesi i këtij institucioni artistik që do të shërbente më vonë si bazë për krijimin edhe të institucioneve të tjera artistike kombëtare në vend si, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore etj.

Next Post

Blushi: Protesta e PD, si takimi i Muratorëve të Pavarur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In