Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo ka fituar betejën me Covid-19. Pas 33 ditësh në spital, ai pritet që të mbërrijë nesër në Shqipëri.
Ndërkohë pritet që George Frendo te celebrojë Meshën e Krishtlindjeve më 24 Dhjetor ora 20.00.
Mesha do të zhvillohet në zbatim të kushteve të Pandemisë.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur”, ishte mesazhi i parë falënderues i Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku edhe u kurua.
g.kosovari