Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, konsideron se, sipas kushtetueshmërisë, provat e paraqitura nuk janë të mjaftueshme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, gjatë se seancës së nesërme ne Kuvend. Në emisionin “Trialog” në RTSH, Kuko tha Kuvendi ka rol kushtetues dhe nuk është një gjykatë për të gjykuar fajësinë ose jo.
“Besoj që prezantimi që u bë në mbledhjen e grupit parlamentar nga Manja, me argumentet që dolën nga anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve, ishte shterues. Për të kuptuar që Kuvendi ka një rol kushtetues të mirfilltë, kur flasim për heqje imuniteti, Kuvendi nuk është një gjykatë, por shikon provat nëse janë të mjaftueshme për të bërë një veprim të caktuar. PS gjykon se, në bazë të kushtetueshmërisë, nuk janë të mjaftueshme provat për heqjen e imunitetit sipas argumenteve të paraqitura. Kuvendi ka rol kushtetues dhe jo një rol apriori i vendimeve që kërkohen nga prokuroria, ose nuk është një gjykatë për të gjykuar fajësinë ose jo”, tha Kuko.











