• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

by Java News
11/02/2026 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plarent Ndreca

Parmbrëmë, në një debat televiziv në Top Story, u përballa me një habi domethënëse nga disa bashkëpanelistë, juristë dhe gazetarë, për përdorimin e termit “imunitet funksional”, sikur të ishte një shpikje retorike apo një ekzagjerim terminologjik nga ana ime. Në të vërtetë, bëhet fjalë për njërën nga dy format e imunitetit të parashikuara shprehimisht nga Kushtetuta, konkretisht nga neni 73/1.

Ky nen përcakton se deputeti nuk mban përgjegjësi ligjore për fjalën dhe votën e tij në Kuvend. Por e drejta e votës nuk është një akt mekanik i çastit final; ajo përfshin tërë procesin e formimit të vullnetit parlamentar: mendimin, debatin, ballafaqimin, aktet parlamentare dhe, në fund, ushtrimin e votës sipas bindjes individuale. Pikërisht ky kompleks veprimtarish përbën funksionin parlamentar dhe është ky funksion që Kushtetuta synon të mbrojë.

Në doktrinën kushtetuese, ky imunitet njihet si “non-liability” (mospërgjegjësi) dhe quhet imunitet funksional, sepse lidhet me funksionin dhe jo me personin. Ai është absolut, i pacenueshëm dhe i paheqshëm, madje edhe nga vetë Kuvendi, sepse nuk është një privilegj individual, por instrument kushtetues për garantimin e pavarësisë së pushtetit legjislativ.

Ndryshe është imuniteti fizik (paprekshmëria – inviolability), i cili mbron deputetin nga kontrollet, ndalimi dhe arrestimi. Ky imunitet është i heqshëm, me kërkesë të prokurorisë dhe autorizim të Kuvendit. Pra, Kushtetuta parashikon dy imunitete të qarta dhe vetëm dy, pavarësisht habive apo konfuzionit të të painformuarve në debatin publik.

Thelbi kushtetues është ky:
individi-deputet mund të ndiqet penalisht dhe madje edhe të arrestohet, por funksioni i tij kushtetues nuk mund të pezullohet nga asnjë ndërhyrje apo ngacmim juridik, përveç rasteve të mbarimit të mandatit të parashikuara shprehimisht në Kushtetutë. Çdo ndërhyrje tjetër përbën ndërhyrje në funksionimin e Kuvendit dhe shkelje të parimit themelor të ndarjes së pushteteve.

Rastet janë konkrete. Sali Berisha, ndonëse nën masën e arrestit në shtëpi, nuk humbi dhe nuk mund të humbte mandatin parlamentar. Përkundrazi, Kuvendi kishte një detyrim pozitiv që të mos e pengonte praktikisht në ushtrimin e së drejtës së votës, e drejtë e garantuar drejtpërdrejt nga neni 73/1 i Kushtetutës.

E njëjta logjikë kushtetuese vlen edhe për funksione të tjera. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndonëse në arrest në burg, nuk humbet funksionin, sepse funksioni nuk pezullohet nga masa penale. Pikërisht këtë ka riafirmuar edhe Gjykata Kushtetuese, duke sanksionuar paprekshmërinë e funksionit kushtetues ndaj masave penale, përfshirë edhe arrestin në burg. Përkundrazi, masat penale duhet të zbatohen me kujdes të shtuar dhe të veçantë, në mënyrë që të mos kthehen në instrument të cënimit të ushtrimit të pavarur të një pushteti tjetër kushtetues.

Për rrjedhojë, është neni 73/1 i Kushtetutës dhe jo neni 242/2 i Kodit të Procedurës Penale, ai që përcakton papezullueshmërinë e funksionit parlamentar. Neni 242/2 thjesht reflekton parashikimin kushtetues; përndryshe do të ishte i papajtueshëm me Kushtetutën, pra antikushtetues. Në këtë kuptim, arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese, si në paragrafin ku vendimi ishte unanim (8-0), ashtu edhe në dy qëndrimet e ndara (4-4), është thelbësisht i gabuar, sepse neni 242/2 interpretohet vetëm në pajtim me nenin 73/1 të Kushtetutës. Nuk ekziston asnjë boshllëk kushtetues dhe pikërisht për këtë arsye, Kuvendi nuk mund të autorizojë pezullimin e një funksioni kushtetues. Funksionet kushtetuese janë të papezullueshme dhe mbarojnë vetëm sipas parashikimeve strikte të Kushtetutës.

Për shkak të njësimit kushtetues të statusit të deputetit me atë të anëtarit të Këshillit të Ministrave, edhe ministrat gëzojnë të njëjtin imunitet funksional. Individi-ministër mund të jetë subjekt i masave penale, por funksioni i ministrit nuk mund të pezullohet nga asnjë ent tjetër ligjor, përveç dorëheqjes ose shkarkimit nga Kryeministri.

Me terma të thjeshtë: Belinda Balluku mund të jetë teorikisht edhe në arrest shtëpie ose në arrest në burg (me autorizim të Kuvendit), por nuk mund të pezullohet nga detyra e ministres pa vullnetin e saj ose të Kryeministrit. Çdo ndërhyrje tjetër do të ishte antikushtetuese, sepse cenon imunitetin funksional si mekanizëm mbrojtës të ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe si pengesë ndaj përdorimit abuziv të kompetencave represive të pushtetit gjyqësor.

Next Post
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In