Qeveria është tërhequr nga vendimi për ndërtimin e impiantit të mbetjeve në Fier.
Vendimin e beri të ditur Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, menjëherë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Fier. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Subashi bëri të ditur situatën dhe reagimet e banorëve të Verrisë kundër vendimit të ndërtimit të impiantit të plehrave.
Duke i komunikuar këtë situatë që ka zgjatur prej disa muajsh në Plyk, Mbrostar dhe Verri, kryeministri ka urdhëruar tërheqjen e këtij vendimi dhe ndaljen e ndërtimit të impiantit të plehrave në Fier.
“Sot mora garancinë e plotë nga kryeministri Edi Rama, që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël), as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimi i impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga ministritë deri tani”, shkruan Subashi. /b.d










