• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Impianti i parë fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës / BERZH krediton KESH-in

by A R
04/04/2021 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është në rrugën e duhur në realizimin e objektivave për energjinë e rinovueshme me ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues prej 12.9 MV në sajë të një huaje prej 9.1 milionë euro të ofruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), impianti i parë fotovoltaik lundrues i këtyre përmasave në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor.

Impianti do të ndërtohet mbi rezervuarin e hidrocentralit të Vaut të Dejës i cili zotërohet nga KESH dhe përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në inovacionin e teknologjisë së gjelbër duke përdorur burimet e pasura diellore të Shqipërisë dhe shmangur përdorimin e terreneve të kufizuara tokësore

Huaja e BERZH do t’i ofrohet një mjeti të specializuar të KESH që do të përdoret për ndërtimin e projektit. Ajo është financimi i parë i këtij lloji nga një institucion financiar ndërkombëtar dhe do të kontribuojë në komercializimin e KESH, një nga kompanitë shtetërore më të mëdha në Shqipëri.

KESH zotëron tre hidrocentralë të mëdhenj me një kapacitet total prej 1,350 MV që përbëjnë rreth 70 përqind të prodhimit të gjeneruar në vend. Impianti i ri fotovoltaik lundrues do të ndikojë në minimizimin e riskut të KESH ndaj ndryshimeve hidrologjike si pasojë e atyre klimaterike dhe riskut sezonal.

Projekti shpalos ambicien e Shqipërisë për të zhvilluar kapacitetet e saj diellore në vijim të dy tenderimeve të suksesshme të mbështetura nga BERZH që kanë sjellë tarifa shumë konkuruese; 140 MV në Karavasta dhe 100 MV projekti i Spotallës.

BERZH ka mobilizuar gjithashtu 315, 830 Euro për asistencë në përgatitjen e projektit të gjelbër dhe skemës së zbatimit me mbështetjen e Qeverisë Austriake (Fondi DRIVE) dhe Fondit për Bashkëpunim Teknik Biznesi Taivan-BERZH.

Francesco Corbo, Drejtor Rajonal i BERZH për Energjinë në Ballkanin Perëndimor tha: “Ne jemi të lumtur të mbështesin këtë projekt, i cili është një hap i rëndësishëm në nismën e suksesshme të Shqipërisë për të rritur kapacitet diellore dhe përmirësimin e burimeve të energjisë. Është unik falë teknologjisë së tij inovative, impaktit pozitiv ekologjik dhe logjikës tregtare. Projekti ka gjithashtu potencial të replikohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është një rajon i pasur me rezervuarë hidrikë artificialë. Kjo është mundësia jonë e parë përsa i përket financimit të impianteve lundruese fotovoltaike dhe jemi të gatshëm të mbështesin projekte të tjera të ngjashme në të ardhmen.”

Besjan Kadiu, Drejtor i KESH, shtoi: “Projekti është i një rëndësie të vecantë për KESH. E pozicionon kompaninë si kontribues për Shqipërinë dhe iniciativat globale përsa i përket gjenerimit të energjisë së rinovueshme me përdorimin e teknologjisë inovative fotovoltaike në përputhje me gjenderimin e energjisë hidrike. Edhe pse me përmasa modeste, projekti mbart mundësi jo vetëm për zhvillimin e mëtejshëm të gjenerimit nga asetet publike mbi baza të forta teknike, tregtare dhe mjedisore por evidenton njohuritë dhe eksperiencën që nevojitet për drejtimin e një sistemi hidro-voltaik. Ky është një tjetër shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit midis BERZH dhe KESH.”

BERZH është një investitor lider insitucional në Shqipëri. Deri më sot ka investuar më shumë se 1.5 miliardë euro në 110 projekte në vend.

/a.r

Next Post

Meta rrezikon mandatin e Ramës në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In