• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Imazhi, Reforma në Drejtësi dhe Vetting

by Ben Andoni
13/07/2016 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Tre fjalët që qarkullojnë më shumë në ditët e fundit janë Reforma (e Drejtësisë), vetting-u dhe imazh. Ka një lidhje kinse të padukshme mes tyre, por që në fakt është dukshëm e ngjeshur.

Stafet e dy liderëve kryesorë të vendit kujdesen në çdo moment që fotot që përcjellin të jenë sikur liderët botërorë e kanë mendjen vetëm për ta dhe ndodh që Merkel e shikon me adhurim të përkorë Ramën, ashtu si Basha është krejt in love me zëvendës/sekretaren e shtetit Nuland, që muaj e fundit ka qenë e përmendur si e përfshirë krejt në problemet shqiptare. Një ushqim kuajtës për shqiptarët, që në ditët e vapës së madhe të korrikut, po kalkulojnë një të ardhme që është gjithnjë e më e errët. Por, sa në fakt, kjo që po ndodh e përcjell realitetin! Do mjaftonin vetëm pak orë, kur Nuland të linte Shqipërinë dhe PD-ja me anë të liderit të saj Basha të merrte një kthesë tjetër të radhës duke e futur politikën në një qorrsokak sa i përket Reformës në Drejtësi, që se justifikon jo vetëm mundimin e dhjetëra njerëzve që janë marrë me reformën por mbi të gjitha imazhin ndërkombëtar në Shqipëri, që për hir të së vërtetës është në nivelet më të ulëta prej manovrimeve meskine të politikës. Dhe, oferta e hidhur, por e vetme e shpëtimit duket se është procesi i spastrimit, atë që do të heqë disi atë mal korrupsioni që rëndon mi Drejtësinë shqiptare, ku sot individët e vet në masë e kanë të pamundur t’i justifikojë paratë që u burojnë nga viti në vit. Termi i huaj që i korrespondon Vetting-u, e që po përdoret gjithnjë e më shumë, nga i cili do kalojnë në shoshë më së shumi prej të huajve njerëzit e drejtësisë shqiptare dhe që do ketë një vend disi honorifik edhe për institucionin e Avokatit të Popullit, i cili do hartojë listat, tashmë është ajo që nuk do pala e Opozitës. Justifikimi: sovraniteti!

Deri më tani, politika e dy krahëve ka treguar dhe po tregon se është shumë e interesuar për Drejtësinë dhe me këtë lidhet fakti, që ajo ka anashkaluar të gjithë reformat e tjera dhe obligimet programore të qeverisë Rama, por edhe angazhimet e Opozitës.

Politikë-drejtësi, është një binom që merr dhe jep sepse ata që kanë penetruar deri aty në shumicën e rasteve janë me shumë lidhje me politikën.

Kurse tani pafytyrësia po shkon më tej, kur po luhet shumë dhe me kartën e sovranitetit, duke harruar se Shqipëria ka kohë që me veprimet që bën dhe me pjesëmarrjen e të huajve kudo i ka humbur shumë elementë të sovranitetit. Mbi të gjitha dinjitetin kombëtar. Të mos harrojmë pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit vite më parë të trafikantit boshnjak, të mos harrojmë deklarata të të huajve për Shqipërinë dhe futjen e shumë të huajve pa tagër në vend.

Ndaj e habitshme por edhe paradoksale duket përpjekja e këtyre ditëve për imazh,  foto që përcillen ku ambasadori amerikan largohet nga PD-ja, disi kokëulur ndërsa nga pas me duart në bel, krenar e me dy gishta sipër, e përcjell kreu i opozitës, Basha; apo si Merkel dhe liderë evropianë e shikojnë Ramën si shenjtor. Imazhi po tradhton realitetin, mu atë se ne jemi ende në një gjendje parapolitike dhe thjesht kjo prani e të huajve na bën të dukemi ende si shtet normal.

Kjo që po ndodh është se po imponohet reforma në drejtësi, ndërsa shitet si një reformë në gjyqësor. Në një farë mënyre, reforma në drejtësi duhet të bënte ndryshimin e sistemit, që do përcillte ashtu si duhet edhe ndryshimin e Kushtetutës. Anipse ky ndryshim i Kushtetutës nuk mund të bëhet vetëm nga ky brez i përçudnuar politikanësh i kësaj legjislature të turpshme dhe të miratohet po nga këta politikanë, mandati i të cilëve është vetëm 4 vjet. Ndaj Shqipëria është në një udhëkryq, ku imazhi, vetting-u dhe Reforma në përgjithësi pengojnë njëra-tjetrën, duke na bërë kaq qesharakë…me veten. (Java)

Next Post

Gabon mbrojtja e portieri, barazon Ferencvaroshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

April 15, 2026
Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

April 15, 2026
Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar

Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar

April 15, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Këshilltari i PS: Transporti publik t’i kalojë shtetit, e patolerueshme që lanë njerëzit rrugëve

April 15, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

“Situata e sigurisë më e ndërlikuar, për shkak të aktiviteteve të Prishtinës, Tiranës e Zagrebit”

April 15, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Trajtimi gjatë seancave gjyqësore, Beqaj kundër “kafazit”! Zbulohet letra për Qeverinë, Kuvendin dhe…

April 15, 2026
Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

April 15, 2026
Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

April 15, 2026
Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In