• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Imamoğlu u arrestua në mars dhe tani doli në gjyq”, Manjani: Tek ne të harrojnë në burg…

by A R
16/06/2025 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bën një paralelizëm mes sistemit turk të drejtësisë dhe drejtësisë së re në Shqipëri. Ai i referohet rastit të kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu i cili u arrestua në fund të marsit dhe tashmë ka dalë në gjyq.

Postimi i Manjanit:

Të keqen e drejtësisë së “Sulltanit”….

*****

Kryetari i bashkisë Stamboll, u arrestua në fund të marsit të këtij viti. Në 2 muaj kohë e nxorrën në gjyq, e gjykuan dhe, tani kur jemi në mes të qeshorit është gati për dënim.

Nuk dua ti hyj aspak thelbit të akuzave sepse nuk është ky qëllimi këtu. Ndoshta për nga përmbajtja e tyre biem të gjithë dakord se janë të motivuara politikisht.  Por të paktën formalisht sistemi Turk nuk të harroka në paraburgim si person  nën hetim.

Shihni ç’ndodh me homologët e Tij këtu në Shqipërinë me drejtësi të reformuar ndërkombëtarisht madje. Të harrojnë në paraburgim me muaj e vite madje. “Po hetojmë, e po mbledhim prova”- të thonë prokurorët kur iu duhet të vijnë në gjykatë.

-Po pse ore akoma si ke mbledhur provat?!

-Po si e mban tjetrin në paraburgim pa prova?

-Ehaaaaaaa… ! Dhe nën lexojnë nëpër dhëmbë ca nene pa kuptim dhe ca vendime të Gjykatës së Lartë edhe më pa kuptim.

Tani, më falni po të paktën drejtësia e “Sulltanit”, qoftë edhe për motive politike, të jepka “hakun” në kohë të shpejtë.

Kjo drejtësia jonë “ndërkombëtare”, intershtellare biles, të kalb në paraburgim, ku sido të vijë puna në gjykatë, burgun e ke bërë… Pra je faktikisht i dënuar dhe gjykata është thjesht një biçim ALUIZM i paraburgosjes!!!

Nëse është për të zgjedhur, ndërmjet drejtësisë sonë ndërkombëtare dhe asaj kombëtare Turke, zgjedh këtë të fundit.

Shteti, edhe kur ta ka me pa të drejtë apo për politikë, prap duhet të ketë një mimum njerzillëku. Të paktën të gjykon e dënon shpejt.  Nuk bën sikur po heton me qëllim që të të bëjë fakt dënimin me paraburgosje.

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

“Shoqëria është bërë si një masë veshtullore”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In