Imami Armand Ali, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, rrëfeu momentet kur e morën në pyetje efektivë të anti-terrorit, një strukturë kjo që varet nga Policia e Shtetit.
Imam Ali: Më thirri anti-terrori pas një statusi që bëra për festimin e festës së pavarësisë. Më thanë kemi dy çështje, një për festën dhe një çështje tjetër, por në fillim do fillojmë me çështjen e dytë . Më pyetën më hollësi për jetën time, kur kam studiuar, dhe me çfarë jam marrë, se ndoshta mendojnë se kam sponsorizim me puse nafte. Kujt ja drejtoje këtë thirrje në status. Kemi lexuar në kuran dhe nuk e kemi parë ndalimin e 28 nëntorin. I thashë është fjala e profetit, i thashë e ka transmetuar në një libër, dhe ja shpjegova. Unë e shkrutja për tu treguar muslimaneve çfarë ju lejohet cfarë nuk u lejohet nga feja.