Një imam ka folur plot urrejtje gjatë një seminari në një xhami drejtuar fëmijëve të moshave 12-13, teksa është ndalur tek muzika. “Kushdo që dëgjon muzikë do të shndërrohet në një derr ose në një majmun”, ka thënë imami.
Sipas uebsajtit italian “ilgiornale”, skandali ka përfshirë imamin e Brest, Rachid Habou Houdeyfa, i cili i bën thirrje fëmijëve mos dëgjojnë muzikë, pasi sipas tij, është diçka e shejtanit.
“Boshatisni mp3 tuaja, sepse këngët janë djall”, kjo është deklarata e imamit në Francë, video e cila është parë nga mbi 1.5 milionë njerëz. Videoja është krijuar gjatë vitit 2014 ndërsa ditët e fundit u rihodh në rrjetet sociale nga vetë imami i cili ka theksuar se mesazhet që përcjell janë keqkuptuar pasi është marrë vetëm pjesa aq i intereson.
“Kanë shkëputur vetëm 5 sekonda nga fjala ime dhe e nxjerrin nga konteksti”, u shpreh imami Rachid Habou Houdeyfa. Indinjata e shumë francezëve ka bërë që këshilli i myslimanëve të caktojë një mbledhje urgjente për të vendosur mbi fatin e imamit.