Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Arben Imami ka folur për mediat menjëherë pas ka dalë nga selia blu. Imami tha se nuk mund të merren vendimet pa u mbledhur Këshilli Kombëtar i cili duhet të mblidhet dhe për analizën, e cila është e njëanshme.
“Nuk mund te merren vendimet pa u mbledhur Këshilli Kombëtar, i cili duhet të mblidhet dhe për analizën, e cila është e njëanshme.
Thelbi i çështjes është a do të kemi një diskutim të hapur dhe transparent në PD. Kjo parti është në rënie të vazhdueshme.
Unë këtu jam për të përfaqësuar vetme vetën time, kam dhënë propozimet e mija dhe pres që debati të bëhet në parti.
Nuk është e motivuar në vlerësimin tim. Kjo parti ka nevojë për diskutim serioz.