• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Imagjinoj… një mrekulli!

by Alba Malltezi
09/02/2021 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë një vend perfekt, por janë vendi që me forcën gati të mbinatyrshme të bashkësisë së racave, ngjyrave, mendimeve, diferencave, lirisë kanë mundur të krijojnë, realizojnë bashkëjetesën më dinjitoze që një qënie njerëzore mund të dëshirojë në liri.

Bashkimi Europian nuk është një realitet perfekt, por është zona ku bashkësia e qytetërimeve të ndryshme, me rivalitetin e përhershëm konstruktiv, ka krijuar bashkëjetesën më dinjitoze në liri e pavarësi për një njeri.

Si shqiptarë, nuk e kemi luksin të gjykojmë e paragjykojmë askënd. As Turqinë, as Sirinë, as Egjiptin. as Rusinë, asnjë; të gjitha vende me një kulturë të lashtë, me njerëz të mëdhenj e bukuri e arritje të mahnitshme. por ëndrra dhe ambicja jonë sot duhet të na përqendrojë në Perëndim. Në Perëndimin ku liria, dija, fjala, e drejta, shteti, janë më afër mirëqënies së një qënie njerëzore se kudo tjetër.

Prandaj imagjinoj… e uroj:

Gazetarë, që të mund të shkruajnë e të kritikojnë të lirë, siç të lirë duhet të jenë të mbrohen e t’i gjykojnë, ata që preken nga shpifjet dhe gënjeshtrat me qëllim.

Gjyqtarë. që gjykojnë me ftohtësinë dhe barazinë e ligjit të mirë, por përpara se ta bëjnë, nga liria e barazia të jenë udhëhequr gjithnjë edhe në ditët kur rroga nuk ka mjaftuar të mbulojnë e përballojnë jetën e vështirë.

Politikanë, që politikën e kanë marrë si një mjet në dorë për të zbukuruar, lehtësuar, rregulluar e përmirësuar jetët e qytetarëve të vendit tim. Të kenë dëshirën e parrëzueshme për të çuar përpara dhe për të zhvilluar vendin. Për ta bërë përdite e më të mirë.

Biznesmenë, apo oligarkë siç preferojnë t’i quajnë më të mëdhenjtë në Shqipëri, që sigurisht, kanë përmirësuar dhe rregulluar jetën e tyre, e tashmë të përkushtohen për të përmirësuar atë të punonjësve, të qytetit, të vendit ku jetojnë. Pasi vetëm kur të gjithë të jemi mirë, atëherë secili do të mund të shijojë çdo të mirë me zemrën plot.

Qytetarë të drejtë dhe të barabartë, të gatshëm të kritikojnë, por të kursyer të shpifin dhe të shajnë. E  sidomos, të bëhen barrikadë e të mos u japin jehonë e të shpërndajnë atë që thonë e bëjnë hileqarët që nuk njihen mirë, ose maskohen për të shkulur një miratim.

Studentë, akademikë dhe universitarë të përkushtuar në studim dhe në fakte shkencore, që kur të flasin këta, edhe ajri të mbajë frymën e t’i dëgjojë. Sepse vetëm fakti shkencor, në kohë të kohëve, ka mundur të, përmirësojë miliona jetë njerëzaore në botë.

E më në fund artistët, të vjetër dhe të rinj, që flasin e punojnë me ndershmëri, sinqeritet, vërtetësi dhe pasion, siç vetëm më të mirët mund ta bëjnë. Mos kërkoni magjistarë, fatshkrues e horoskopë. Në kohë të kohëve artistët e shkrimtarët janë vizionarët. Ata me artin e tyre, qoftë një pikturë, një libër, një film,  kanë parathënë çdo gjë që ka ndodhur më vonë.

Kur secili prej nesh ta bëjë vërtetë mirë, me përkushtim e saktësi punën e tij, vetëm atëherë e përgjithshmja, nuk ka asnjë dyshim, se do të jetë një Mrekulli!

P.S. E frymëzuar për të shkruar këtë rubrikë, pas përpjekjeve të drejtësisë, shoqërisë, intelektualëve amerikanë për të mësuar të vërtetën e ngjarjeve të janarit në Capitol Hill, ngjarje, që mendojnë se nuk ishin një rastësi, por një përpjekje serioze për të dëmtuar në mënyrë të pariparueshme… Demokracinë!

Next Post
U quajt ‘trafikanti idiot shqiptar’, flet 24-vjeçari që e arrestuan pasi doli me paratë në foto

U quajt ‘trafikanti idiot shqiptar’, flet 24-vjeçari që e arrestuan pasi doli me paratë në foto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

January 17, 2026
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

January 17, 2026
“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

January 17, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

Deformim, paragjykim, propagandë, madje edhe racizëm: Mbi një film për Kosovën të shfaqur në televizionin publik gjerman ARD

January 17, 2026
U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

January 17, 2026
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

January 17, 2026
“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

January 17, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 18 janar 2026

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In