Fushatat elektorale mesa duket po kalojnë nga takimet sy me sy, në botën virtuale. Interneti po merr një rëndësi të jashtëzakonshme në jetën tonë, ndaj partitë politike kanë nxituar të përqëndrohen dhe në këtë lloj fushate e komunikimi.
Në fillim të vitit 2013 ishte Partia Socialiste që hodhi platformën e vullnetarëve Online nën emrin ëëë.rilindje.net . Kjo platformë që përhap mesazhin e PS, është akoma aktive dhe funskionale me mbi 10’000 antëtarë.
Pas kësaj, kanë vërshuar këtë fushatë edhe shumë të tjera aplikacione e plaftorma.
“I am Voltana” është aplikacioni i dizenjuar dhe përgatitur nga stafi i kandidates Ademi për t’u instaluar në aparatët celularë smartphone si dhe në tableta. Ky aplikacion synon pasqyrimin e fushatës së Ademit.
Ndërkohë pd.al update çdo ditë me aktivitetet e PD, fotografi, etj.
Erion Veliaj vjen me 2 faqe interneti.
Unepertiranen.com, është faqja e internetit ku çdo qytetar mund të raportojë probelmin që ka në lagjen e tij. Kjo është ideja e Veliajt për të qenë sa më pranë qytetarëve, të cilët raportojnë dhe pas 21 qershorit do të marrin zgjidhje.
Erionveliaj.al është vendi ku Veliaj fton të rinjtë e FRESSH të organizojnë takimet e tyre në mënyrë të pavarur, për të diskutuar, ngarkuar foto e socializuar.
Pra, siç shihet, interneti është tanimë “fushëbeteja” e sotme elektorale.









