• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare/ Zvicra, Gjermania dhe Rruga e Elbasanit

by Aalison Pearse Stevens
10/06/2016 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Virozat e stinës që prekin sidomos të vegjëlit, më detyruan që pas një nate të vështirë, mëngjesi të niste me një vizitë nga pediatrja e vajzës. Një zonjë e sjellshme dhe mjeke me eksperiencë tek e cila drejtohem për këshilla, edhe pse lundrimi në internet mbi diagnozat dhe mjekimet përkatëse, rrezikshmëria e ilaceve dhe sugjerimi për përdorim minimal të tyre, e bën shpeshherë një marrëdhënie delikate.

Edhe pse mëngjes i trazuar, fakti që nuk ishte dicka serioze u duk se e stabilizoi ditën e nisjes, sikur të mos ishte për lajmin që mora kur pediatrja më besoi planin e saj për të ikur në Gjermani. Nuk është e lehtë me fëmijë dhe bashkëshort dhe në moshën time, për ta nisur nga zero, të mësoj gjermanishten, të jap provime, por më duhet të sakrifikoj për fëmijët, tha zonja me sy të qeshur dhe kurajo për t’u admiruar.

Disa kolege të saj janë zhvendosur tashmë me familjet e tyre në Gjermani dhe punojnë si mjeke. Ky fakt kishte ndikuar që edhe pediatrja që i telefonoja dhe dërgoja mesazhe në orarë të papërshtatshme të natës apo ditës të ndërrmerrte vendimin e vështirë, por vendimtar për të ardhmen e fëmijëve të saj. Fjalia e zakonshme, “ky vend nuk bëhet” që e dëgjoj rëndom dhe më qëllon ta përdor edhe vetë herë pas herë, tingëllon si fataliste dhe ndoshta për ata që bëjnë si patriotë të mëdhenj, nuk është e duhura. Por është e vërteta.

Kur je prind dhe shikon sesi vdekja u merr prindërve nga duart fëmijën në aksidente automobilistike dhe kur ke ankth të sëmuresh, pasi mendon gjendjen e spitaleve, e kupton se cdo sakrificë për brakstisje të vendit dhe ikje në emigrim është e justifikuar. Pacientët e saj në Rrugën e Elbasanit do të ngushëllohen me faktin se Gjermania vend i zhvilluar, i paguan mirë profesionistët që shpenzojnë një dekadë për shkollim dhe trajnim. Do të duhet të kalojnë edhe disa vite përpara se të kuptohet pesha e vërtetë e humbjes së profesionistëve të tillë, që nuk krijohen dot brenda një kohe të shkurtër.

Më erdhi keq dhe mirë njëkohësisht kur mësova lajmin e ikjes së mjekes. Mirë për të që do t’i krijonte familjes së saj një mundësi për një jetë europiane me rregulla e ligje ku nuk flitet sikur të jesh në psikiatri për reformën në drejtësi, por kur e ndjen që drejtësia është e barabartë për të gjithë, edhe për emirgantët. Sikundër më erdhi keq për veten që do më duhet të gjej një mjeke tjetër që ka ambicje për të lexuar revistat bashkëkohore të shkencës dhe mirësjelljen për të punuar me përkushtim me fëmijët pavarësisht pagesës modeste mujore.

Të ikurit e 2016-tës nga Shqipëria duan të ikin sepse u lodhën nga pritja e ndryshimit të pandodhur. Ata, nuk duken të mërzitur me Zvicrën apo Gjermaninë që përmes standardeve të jetesës joshin shqiptarët të marrin një rrugëtim të ri të mbushur me mundim, punë dhe shpresë se mund të jetojnë si të barabartë në një vend ku dramat nuk i prodhon politika, por ajo shërben si motor zhvillimi i shoqërisë, përmes një dialogu të pandërprerë me qytetarët e saj.

Më të guximshmit po largohen. Të korruptuarit po luftojnë deri në grahmat e fundit për t’i shpëtuar uraganit të pritshëm të një drejtësie europiane, edhe në Shqipëri. Të tjerët, shohin telenovela me emaile dhe personazhe të shpikur qëllimisht për t’u përdorur në serialet e politikës, që e bëjnë edhe më dëshpërues realitetin e çdo të enjteje parlamentare në Tiranë.

Next Post

Ish kryepolici Fadil Canaj: Pezullimi i Çakos është një sulm i pastër politik

Comments 1

  1. Iris says:
    10 years ago

    Ilva e dashur, keto probleme I shkruan vetem kur te prekin personalisht, po bej te lutem nje emision qe flet per sakrificen qe grate profesioniste duhet te bejne ne kete vend, ku as leje lindje te plote nuk guxojne te marrin e jo me raporte sa here qe kane femijet semure. Ku shkojne kualifikimet, investimi qe bejne per te qene paralel me zhvillimet ne bote, kur vete kryeministri do ne administrate te reja pa impenjime dhe femije. Nderkohe qe vende te tjera u krijojne mundesi qe energjia dhe eksperienca e tyre te mos u shkojne dem. Femijet sot qe kane nena profesioniste po rriten pa nenat, mungese qe justifikohet se skane zgjidhje. Zgjidhja ekziston dhe quhet solidaritet mes femrash, pa parti, pa pozicion social, duhet te jemi pro mireqenies mendore te nenave dhe femijeve!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In