• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të gjithë në burg?! Por a ka vend…?

by
12/11/2015 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Asnjëherë më parë nuk është reklamuar kaq intensivisht burgu, si koncept, si godinë ndëshkimi dhe si realitet në Shqipëri. Aksionet e qeverisë aktuale e kanë kthyer në trend kërcënimin për futjen në burg. Më të pafuqishmit, që korrespondojnë dhe me individët që kanë abuzuar më pak me ligjin, po e shohin vërtet dritën e diellit nga qelitë e burgut dhe paraburgimit. Zyrtarët e lartë apo drejtuesit e këtyre aksioneve që abuzojnë më së shumti me ligjin dhe me detyrat publike, janë të mbrotjur nga epidemia e burgosjes.

Retorika e qeveritarëve me burgun është e tepruar, në kushtet kur drejtësia është në nivelet që ekzekutivi e konsideron të dështuar, të përdorur dhe të korruptuar. Në këto rrethana është e papranueshme që çdo inisiativë ligjore që del nga zyrat e godinës së qeverisë, të sanksionojë dënim me burg për çfarëdolloj kundravajtësi. Arsyet e kërcënimit me burg mund të jenë të justifikuara nga niveli i lartë i informalitetit dhe ligjshkelja e kthyer thuajse në një normë kombëtare.

Por, futja në burg e të gjithë abuzuesve është utopike dhe mbi të gjitha e pamundur. Së pari, për shkak të selektivitetit të gjykatave në favor të ashtuquajturve të fortë të biznesit dhe politikës dhe së dyti për mungesë logjistike. Pavarësisht shtimit të investimeve të ndërkombëtareve për ambjente ku kufizohet liria, nëse të gjithë të prekurit nga aksionet e qeverisë do të shkonin në qeli, do të kishte vështirësi reale për mbajtjen e tyre në burg.

Maxhoranca duket e vendosur në ligjërimin publik, për ta përdorur burgun si metaforë dhe si mjet ligjor, edhe pse pjesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim është shprehur kundër ndryshimeve në Kodin Penal që e sanksionojnë në Kushtetutë. Efekti frikësues që duhet të ngjallte në publik seria e inisiativave ligjore të ekzkekutivit mund të ishte shumë më i madh nëse qytetarët do të ishin të bindur në seriozitetin e institucioneve të shtetit që i kanë edhe mundësitë dhe fuqitë ligjore për t’u tundur prangat fajtorëve.

Fatkeqësisht, serioziteti është zbehur me arrestimet e berberëve, këpucarëve, marangozëve, shitësve ambulant, që mund t’i shërbejnë qeverisë për t’i numëruar si statistika në fund të muajit dhe për t’ja shitur opinionit publik si sukses të aksionit anti informalitet. Bilancet optimiste për formalizim përmes burgut mund të jenë një gjetje propagandistike për të futur frymën e frikës në rast se shkelet ligji dhe Kushtetuta e vendit nga qytetarët, zyrtarët dhe politikanët e këtij vendi. Dhe nëse ka këtë qëllim, pra vetëm frikë mbjelljen në opinion është e justifikuar, por jo e ligjshme.

Në fund të fundit burgu nuk mund të jetë trendy dhe as qëllim në vetvete, për një shoqëri të traumatizuar në pesë dekada diktuaturë dhe më shumë se dy dekada demokraturë.

Next Post

Ndocaj për ndëshkimin e biznesit: Po të ishte për gabimet, do kisha bërë burg në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In