• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse i kuptoj banorët protestues të liqenit!

by Ilva Tare
29/03/2016 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Është e vështirë të mos përfshihesh në debatetet mediatike, virtuale dhe Facebook-ore për ndërtimin e parkut të fëmijëve te Liqeni artificial nga Bashkia e Tiranës. Qëndrimet e miqve të murin e kompanisë së Zuckenbergut apo dhe mesazhet në inbox për solidaritet me kauzën e disa aktivistëve të shoqërisë civile janë ftuese dhe provokuese në të njëjtën kohë.

Jo pa arsye e kam ndjekur për së largu debatin dhe akuzat për paligjshmëri dhe betonizim të parkut, edhe pse akuza e dytë ka rënë rrugës nga përfaqësuesit e politikës. Mbetet të provohet paligjshmëria e pretenduar, por si përherë edhe këtë herë prokuroria nuk ka zhgënjyer në zvarritjet e saj breshkore për t’i prerë rrugën abuzimit politik dhe për t’iu bindur pushtetit ligjor, i cili të jep vetëm një alternativë, atë të bindjes edhe në mosaprovim.

Në këto dy dekada përvojë pune në gazetari, kam qenë dëshmitare e përfshirjeve dhe përjashtimeve, që janë kthyer në gabime të pësuara që si rezultat kanë qenë mësime të nxëna. Ndaj kam zgjedhur që të dyshoj dhe të mos besoj gjithcka thuhet nga makineria e propagandës, një ndër investimet më të sofistikuara të politikës në dëm të cilësisë së gazetarisë dhe standardeve të një shtypi të lirë e profesional.

Teksa tensioni dhe presioni që ka shoqëruar punimet e ndërtimit të këndit të lojërave po arrin kulme të dhunshme me përplasje të pajustifikuara mes qytetarëve dhe policisë, politika sërish është duke përfituar nga polarizimi për të cilin ka investuar kaq shumë energji dhe financime. Qytetarët janë pëfshirë në debate me tone të ashpra, që nuk e justifikojnë zgjimin e ndërgjegjes ambientaliste tek një projekt që zyrtarisht refuzon se do të dëmtojë ambjentin, porse politikisht akuzohet se do t’i shtrojë rrugën betoniereve për të ndërtuar godina gjigande.

Paradoksi është se në protestë, më të revoltuarit janë ata që banojnë te liqeni në ndërtesa që nuk duhet të ishin ngritur aty. Megjithatë, protestën e tyre për pak qetësi pranë shtëpisë ku jetojnë edhe e kuptoj. Në fund të fundit, pavarësisht se si janë siguruar lejet e ndërtimit dhe sa ka ndikuar pushteti tek vendi që kanë zgjedhur të jetojnë ata kanë të drejtë të kërkojnë eskluzivitet të ajrit të pastër të liqenit.

Sikundër i kuptoj edhe ata aktivistë që kanë zgjedhur të protestojnë duke fjetur me batanije netëve ende të freskëta të Tiranës.

Besimi i tyre se parku duhet ruajtur nga projekte betonizuese është I lavdërueshëm dhe nëse të gjithë ata që I druhen një skenari të tillë duhet ta gdhijnë te parku. Sa më të shumtë në numër aq më e suksesshme do të jetë kauza, për ata që e kanë vërtetë një të tillë. Përndryshe edhe ambientalist, edhe i revoltuar nga Facebook-u, edhe I motivuar politikisht, edhe I frymëzuar nga interesa personale, edhe t’i quash të tjerët hipokritë përse nuk protestojnë nuk është një lëvizje fisnike.

Në rastin më të keq është hipokrizi dhe në më të mirin, është përdorim i qëllimshëm për përfitime personale apo partiake. Mirë do të ishte që të gjitha kategoritë e mësipërme të jenë tolerante dhe të respektojnë njëra-tjetrën, meqenëse në këtë vend ata që ngrenë më shumë zërin janë kryesisht banorë fizike dhe shpirtërorë të parkut që kanë gjithë të drejtën e botës të bezdisen nga gumëzhima e zhurmshme e fëmijëve që pritet ta popullojnë parkun në 1 Qershor!

Next Post

Videolajm/ Ja si driblon fëmijën në hotel De Biasi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In