• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prova gjenerale e Dibrës

by Ilva Tare
29/08/2016 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare*

Ata që e kanë veshin të thyer me koncerte dhe veglat muzikore e dinë se çfarë do të thotë provë gjenerale në gjuhën e një artisti. E njëjta shprehje duket se ka vlerë edhe për “artistët” e politikës që në 11 shtator do të luajnë për fatet e tyre në zgjedhjet lokale të Dibrës. Edhe pse një qytet dhe rajon i lënë në harrëse nga pushteti i Tiranës i dy dekadave të fundit, votimet për kryebashkiakun e ri po marrin një rëndësi kombëtare, të pamerituar dhe të pajustifikuar.

Të paktën dy janë arsyet e investimit të selive të mëdha të Tiranës me dibranët, që nuk kishin parë kaq shumë të deleguar nga Tirana që prej ardhjes së demokracisë. Së pari, egoja e lidërve të partive kryesore politike për të dëshmuar secili brenda elektoriatit të tij se strukturat funksionojnë në rastin e PD dhe se koalicioni qeverisës është ende në këmbë. Së dyti, “bombardimi” i Dibrës me zyrtarë të lartë të partive është një provë shtesë për provën gjenerale që votimet në këtë zonë do të kenë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një fitore e provës gjenerale do të rriste frymën dhe shpresën për secilin kamp dhe do të parapërgatiste terrenin për fushëbetejën e zgjedhjeve të përgjithshme. Akuzat dhe shqetësimet e ngritura nga opozita, për të cilat Koalicioni i Vëzhguesve Vendor kërkoi hetim të plotë rast pas rasti, për intimidim votuesish dhe blerje vote, duket se janë vetëm preludi i një ligjërate politike që do të njohë përshkallëzim me afrimin e votimeve në 2017-tën.

Edhe fakti që fushata elektorale e dy kandidatëve po ndiqet nga selitë kryesore dhe i përcillet medias me tekst dhe sinkrone të përgatitura nga zyrat e shtypit, është domethënëse për atë që pritet të ndodhë pas Dibrës, në të gjithë Shqipërinë. Fati i vetëm i dibranëve si pasojë e kësaj fushate është ekspozimi dhe koha televizive kombëtare që po marrin shqetësimet e tyre dhe fjalët e kandidatëve të cilët janë përzgjedhur për të shëruar plagët e xhepit apo të shëndetit të qytetarëve të zonës.

E diela e 11 shtatorit nuk do të jetë vetëm një koncert i paralajmëruar i një kronike të përsëritur nga elita politike në vend. Pavarësisht se statistikat e zgjedhjeve lokale në Dibër kanë një ekuilibër të barabartë prej 3 mandatesh për të majtën dhe të djathtën, perceptimi qytetar është se kjo zonë është e djathtë dhe se fitoret e së majtës kanë qenë të ngushta ose si pasojë e makinacioneve ma kandidatë të stisur si të pavarur.

Ndaj, nëse fiton doktori i majtë, në kampin e atij të djathtë akuzat e fushatës për blerje dhe manipulim vote do të konsiderohen prova të pakontesueshme. Në rast se fiton ekonomisti i djathtë, koalicioni i majtë duhet të ekonomizojë në opinionin publik deklaratat dhe përpjekjet që tentojnë të “shesin” një vazhdimësi të mundur të bashkëjetesës elektorale, meqenëse vështirësitë e asaj ekzekutive janë tashmë një sekret publik.

*Posaçërisht për JavaNews.al

Next Post
I djeg makinën 65-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim

I djeg makinën 65-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In