• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare/ Po administratorin e pallatit tim a do ma zgjidhë fituesi i këtyre zgjedhjeve?

by A R
09/06/2017 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

E di që shqiptarët janë duke dëgjuar premtime shumë më të rëndësishme se sa këto hallet e vogla të jetës së përditshme në muajin e fushatës, ndaj e mirëkuptoj cilindo që habitet me kërkesa minimale si kjo e administratorit të një pallatit. Por, kur të duhet të bësh pesë kate në këmbë në temperatura të larta me vajzën në krahë, pa llogaritur karrocën që duhet ngjitur dhe zbritur besoj se nuk ka shqetësim më të madh për cdo familjar që jeton në vendin e “mrekullive” elektorale të para 25 Qershorit.

Partitë politike në Shqipëri as gjatë kësaj fushatë nuk zhgënjyen me premtimet për përmirësimin e jetës së gjithsecilit sapo të mbarojnë zgjedhjet dhe të fillojë punë qeveria e re. Investime disa milionëshe, punësime të merituara, fund emërimeve partiake, institucione publike transparente dhe të pa korruptuara si dhe një seri të gjatë fjalësh të bukura, që nuk ka parti dhe qeveri që mund t’i realizojë në katër vitet e ardhshme. Dhe as kanë ndërmend në fakt ta bëjnë këtë.

Është e pashpjegueshme shkëputja që partitë politike kanë nga problemet e vogla të shqiptarëve, sikundër është e pakuptueshme gjuha për politikën makro, të arritjeve të mëdha, konkurrimin e Shqipërisë në tregun rajonal e shumë gjëra si këto, që nuk janë filozofi të arritshme në një mandat dhe as nga politikanë që mendojnë për pushtetin e nesërm. Arkitektë të një filozofie afatgjatë janë ata burra shteti që investohen me politikat e tyre për brezat e ardhshëm dhe vendi ynë nuk ka lejuar ende përfaqësimin publik të individëve të tillë.

Edhe kjo fushatë po shkon dëm me retorikë boshe dhe batuta që duket sikur duan të rivalizojnë humorin e “Cmendina Dublim”. Nëse do të dëgjoheshin me vëmendje disa kandidatë, që ja dolën për arsye që i dinë të gjithë, të jenë në listat e kryetarëve do të ishte dhe më e pavend shpresa se Parlamenti i ri do të freskohet me mendje të reja. Por, fatmirësisht as kandidatët nuk arrijnë dot të artikulohen qartë dhe as nuk i dëgjon njeri, fatkeqësisht.

Komunikimi politik i strategëve të fushatës për zgjedhjet e 25 Qershorit do të duhej të kishte marrë parasysh edhe hallet e vogla të votuesve të udhëheqësve të mëdhenj. Miratimi I ligjeve, pa garantimin e zbatimit të tyre është I pavlerë. Siguria e munguar për ushqimet që shiten në treg, certifikata dhe licensa të fabrikuara në laboratorë fiktivë, pamundësia për të marrë drejtësi, absurditeti I të jetuarit në komunitete indiferente përpara ligjit dhe detyrimeve që dalin prej tij e bëjnë Shqipërinë një vend të dështuar nga pikëpamja administrative, në nivel makro dhe mikro.

Ndaj, nëse kandidatët për deputetë dhe stafi i tyre i fushatës, do të trokiste në dyert e qytetarëve për t’i dëgjuar dhe jo për të propaganduar të parealizueshmet, votuesit do ta kishin më të lehtë kujt t’i besonin votën dhe veten në 25 Qershor. Duke filluar që nga unë, që edhe pas dy vitesh nuk kam administrator pë rt’u dhënë zgjidhje problemeve tek pallati ku banoj.

Next Post
Irani vendos në pranga 41 persona të Shtetit Islam

Irani vendos në pranga 41 persona të Shtetit Islam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

January 24, 2026
VIDEO-Moti ekstrem në SHBA, temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

VIDEO-Moti ekstrem në SHBA, temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

January 24, 2026
Kontrabandë me karburant, arrestohet punonjësi i policisë

I morën ryshfet 270 mijë lekë një personi/ Masat e sigurisë që u vendosën për 3 efektivët e policisë

January 24, 2026
Ditë zie për KF Tirana, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez

Ditë zie për KF Tirana, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

January 24, 2026
Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In