• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parku i Vjenës dhe i Tiranës

by Ilva Tare
24/02/2016 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Vjena renditet ndër kryeqytetet me cilësinë më të lartë të jetës, pa përmendur trashëgiminë perandorake ndaj dhe krahasimi me Tiranën është i pavend për të mos thënë i pamendueshëm. Megjithatë dy ngjarje që kanë ndodhur këto ditë në parqet e dy kryeqendrave respektive janë tregues i nivelit të zhvillimit ku ndodhen shoqëritë dhe i mënyrës sësi garantohet respekti për komunitetin.

Përmes një ligji të quajtur “mirësjellje publike” policia austriake ka gjobitur shtetasin Edin Mehiç për shkak se gjatë qëndrimit në një stol të parkut Prater, pranë një polici ka gromësirë. Arsyeja ka qenë konsumimi i një qebapi të tejmbushur me qepë. Gjoba prej 70 eurosh e ka lënë të habitur të riun me origjinë boshnjake.

Mehiç fillimisht ka menduar të debatojë me policin, që po i vendoste gjobën duke i sugjeruar që të merrej me kriminelë të vërtetë që shesin droga të paligjshme. Por debati nuk kishte zgjatur shumë raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave incidenti duhet të shërbente për të paralajmëruar edhe qytetarët e tjerë që të jenë më të kujdesshëm kur konsumojnë birra dhe salçiçe.

Ligji për të ndëshkuar ata që shkelin normat e “mirësjelljes publike” sic është edhe gromësira e zhurshme që shqetëson qytetarët ka hyrë në fuqi në fillim të shkurtit dhe zbatimi i tij nga oficerët e policisë ka ende vëmendje të lartë dhe gjobitjet pasqyrohen me jehonë mediatike.

Ndodhia në parkun e Vjenës dhe rregullat mbrësëlënëse të atij qytetërimi tregojnë një diferencë të dukshme edhe pse të pajustifikuar me përplasjen në parkun e Tiranës mes policisë dhe disa qytetarëve të angazhuar dhe të paangazhuar politikisht. Përpara se të presim prokurorinë, së cilës zakonisht i dihet përfundimi pa nisur hetimi duhet të kërkojmë respektimin e disa rregullave të funksionimit të shoqërisë shqiptare.

Me gjase gjobitja për gromësirat e larta mund të jetë e ekzagjeruar, por cilido qoftë, polic apo qytetar i këtij vendi duhet të jetë i vetëdijshëm për kufizimet e lirisë dhe të veprimeve të tij. Pamjet e dhunshme që kemi parë në protestat te parku i liqenit, që sic thonë pjesëmarrësit synojnë të ruajnë oksigjenin e mushkërive të kryeqytetasve, dëmtojnë në radhë të parë imazhin e një shoqërie të papërgatitur dhe të paedukuar me respektimin e ligjit dhe të autoriteteve që e zbatojnë atë.

Aktivistët dhe qytetarët që janë të shqetësuar për ndërtime publike nuk mund të bëhen pjesë e një teatri dhune që ndryshe nga pesë vite më parë nuk përfundon me gjakdardhje, por do të duhet të përfundonte me prangosje të shkelësve të rendit publik. Nuk është e rastësishme që protestat në Hungari dhe Rumani zgjasnin me ditë dhe netë të tera me qytetarë të shqetësuar që nga rritja e cmimit të internetit e deri tek korrupsioni i qeveritarëve.

Gjatë atyre protestave nuk u raportua as përplasje fizike mes policisë dhe demonstruesve, por fituan përfaqësuesit e një komuniteti që me qytetari këmbëngulën për të drejtat e tyre. Sepse e drejta e askujt nuk mund të dalë mbi ligjin, madje edhe kur ai sanksionon gromësirën në parqet e Vjenës.

Next Post

Xhafaj: Venecia mund ta ndryshojë draftin e Reformës në Drejtësi

Comments 1

  1. ed says:
    10 years ago

    ZNJ. GAZETARE
    CILIDO QOFTE SHAKAKU I FRYMEZIMIT TEND PER KETO RJESHTA NE GJYKIMIN TIM ESHTE I TURPSHEM!!!
    ZNJ GAZETARE
    NE VJENE AS QYTETARIT , AS POLICIT DHE AS PUSHTETARIT NUK I SHKON NDERMEND TE SHKELI LIGJIN DUKE NDERTUAR PER QELLIME TE PASTRA PERFITMI MONETAR NE PARQET E VJENES.( NE VJENE TE GJOBISIN KUR HA QEBAP NE PARK IMAGJINO CA TE BEJNE KUR TI TENTON TA NDERTOSH NJE QEBAPTORE)
    CDO NJERIU NORMAL , QE PERFAQESON OPINIONIN PUBLIK NE VJENE
    PARA SE TI BENTE PERSHTYPJE “DHUNA” E DEMOSTRUSIT !!!!
    DO ISHTE SKANDALIZUAR DHE DO KISHTE BERE NAMIN PER PER DHUNEN E PUSHTETIT.
    NUK DI NE HISTORINE BOTERORE QE TI KATE ARDHE E KEQJA NJEREZIMIT NGA ATA QE KANE MBROJTUR NATYREN, QOFTE EDHE ME METODA TE DHUNSHME!!!!
    TURP!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In