• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një tjetër humbje për aktivizmin

by Ilva Tare
13/04/2016 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Një grup qytetarësh që prej javësh protestojnë kundër ndërtimit të parkut për fëmijë tek liqeni u vizituan sot nga Presidenti i Republikës, në vendin ku bashkia e Tiranës vazhdon punimet për këndin e lojërave. Pas protestës të thirrur nga Partia Demokratike dhe përplasjeve me policinë, aktivistët u përpoqën t’i rezistonin politizimit të cështjes, duke mos ju bashkuar aksionit kundërshtues të politikës. Por në të kundërt, ata iu bashkuan mbështetjes që i dha Presidenti i Republikës,  mbase për arsyen se ky i fundit mban peshën e unitetit të popullit.

Por siç ndodh rëndom në kauza të diskutueshme, një pjesë e aktivistëve që thonë se po e ruajnë parkun duke fjetur me batanije pranë zonës së punimeve, u përfshinë në axhendën presidenciale, fillimisht me një takim dhe më pas me një vizitë të kreut të shtetit. Angazhimi i institucionit të Presidentit të Republikës, që me Kushtetutë qëndron mbi palët nuk është një lajm i mirë për qytetarët e përfshirë në këtë aksion civil.

Pavarësisht se mburoja kësaj radhe nuk është politike por vjen nga kryetari i shtetit, do të kishte qenë më mirë që,  Presidenti i Republikës të mos mbante anë në aksionet e tij duke qenë se në të njëjtën mënyrë duhet të përfaqësojë edhe qytetarët që e duan dhe janë pritje të inagurimit të parkut.

Përfshirja e Presidentit rrezikon ta kthejë,  ashtu siç ndodhi me replikat Veliaj – Nishani në një betejë politike. Në vend të mbrojtjes,  aktivistët rrezikojnë të kthehen në qytetarë me kauzë të pengmarrë sërish nga deklaratat politike që do të pasojnë në lidhje me këtë mbështetje. Mbështetja që ata kërkojnë apo ndoshta ua sugjerojnë,  duhet të vijë nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe jo nga institucione që duhet të kenë për zemër interesat e të gjithë shqiptarëve, edhe të atyre që e duan parkun, madje e duan pikërisht aty po ndërtohet. Dhe këtu nuk përfshihen vetëm votuesit e kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës, por të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga një grup njerëzish të angazhuar kundër parkut. Ata mund ta shfrytëzojnë mbështetjen e çdo institucioni shtetëror, por duhet t’i qëndrojnë larg nëse duan ta mbajnë këtë aksion me titullin ‘qytetar’.

Nuk dihet sesi e kanë pritur marrjen në mbrojtje të kauzës, aktivistët që e gdhijnë jashtë duke protesuar në mënyrë kreative më recitime e këndime, por nëse kanë qenë të sinqertë në kundërshtinë e tyre duhet të shtonin përpjekjet të bindin pjesën tjetër të shoqërisë, që qartazi nuk i është bashkuar dhe që nuk mendon se me atë park lodrash po i vjen fundi Tiranës.

institucioni i protestës është shumë më i vlerësuar dhe fisnik sesa përdorimi nga aktorë politikë, shtetërorë,  apo edhe kundërshtarë konceptualë për një cështje që i përket mbarë shoqërisë dhe jo vetëm një grupi të caktuar me apo pa axhendë të caktuar. Do të kishte qenë shumë më bukur që aktivistët ta prisnin edhe inaugurimin e këndit të lojërave duke protestuar dhe duke i qëndruar besnik idealit që besojnë.

Next Post

Maqedonia përdor gaz lotsjellës kundër migrantëve në Idomeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

March 17, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

March 17, 2026
Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

March 17, 2026
Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In