• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Morali dhe ligji i kriminalizmit

by
25/08/2015 01:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Morali dhe ligji i kriminalizmit

Ishte muaji Korrik 2014 kur deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu të Partisë Socialiste ushtruan dhunë fizike ndaj kolegut të tyre demokrat, Strazimiri. Mund të duket ironike, ose qesharake, por me gjithë respektin për autoritetin e deputetit, ishin këta dy deputetë që diktuan, jo qëllimisht, debatin politik në vend për më shumë se 1 vit. Opozita nga ajo ditë bojkotoi për afro 6 muaj parlamentin, duke hequr dorë nga funksioni i saj në shërbim të popullit dhe për të ngritur zërin ndaj një fenomeni ndaj të cilit kishte gjynahet e saj, po aq sa edhe kundërshtarët e saj politik.

Pas bojkotit të opozitës, fjala ‘dekriminalizim’ u shndërrua në fjalën më të përdorur të politikës shqiptare, sidomos të opozitës, madje u përdor aq shumë sa që koha kur dëgjonim fjalën ‘integrim’ nga Ilir Meta, dukej si e shekullit të shkuar. Nga kultura e debatit të vendeve ku argumenti përcakton edhe ‘shëndetin’ e debatit, në fillim duhet të bëjmë një përkufizim të termit për të cilin po debatojmë, pra të fjalës ‘dekriminalizim’. Çdo të thotë ky term i huazuar nga italishtja dhe i përdorur gabimisht me “de” përpara kriminalizimit, ndërkohë që në shqipen letrate duhet të ishte ckriminalizim. Megjithatë ky është gabim teknik dhe nuk rrezikon thelbin e procesit, gjithnjë nëse palët e kanë marrë seriozisht.

Dekriminalizimi në debatin shqiptar u artikulua si reformim i ligjit që ndalon individët të cilët kanë kryer krime dhe që më pas janë dënuar dhe kanë kryer burg, për të mos marrë role drejtuese në administratë sipas ligjit. Në fakt ky është edhe vokacioni i opozitës shqiptare, gjë e cila shihet e domosdoshme nga ana e saj. Ka një sërë faktorësh që e mundëson katapultimin e kriminelëve në parlament, siç mund të jetë korrupsioni në sistem, sidomos në atë gjyqësor, blerja e votës, klientelizmi ndaj pushtetit, kodi zgjedhor, etj.

Duhet thënë se gjykuar nga pozitat e qytetarëve nuk vlen të merresh me këto, pasi janë vetëm derivat i shthurjes së moralit, veçanërisht atij politik. Të gjithë këta faktorë varen nga politika dhe është mirë që t’ja rithemi vetes se çfarë morali politik kemi lejuar të instalohet edhe përmes votës së përfaqësuesve që kanë për të detyrë të përmirësojnë legjislacionin.

Politika dhe politikanët, duhet të udhëhiqen nga morali, pavarësisht se mund të ketë nga ata apo ato, që besojnë se morali është i lidhur me respektimin e ligjit. Unë besoj, morali nuk është vetëm kaq. Një pushtet nuk është një ndërmarrje kapitaliste, e cila për sa kohë fiton parà duke respektuar ligjet, është në rregull me veten dhe të tjerët. Politika është një pushtet i deleguar me votë, të cilën në masën më të madhe e fiton duke iu transmetuar besim votuesve. Kur ky besim thyhet, çfarë vlere ka të jesh në rregull me ligjin?

A duhet të jetë dekriminalizimi i politikës, përveçse një çështje ligjore, edhe një proces moral? Në mënyrë absolute, po. Në fund të fundit, morali politik përcakton në një masë edhe besueshmërinë e një aksioni polititk. A ka moral maxhoranca e sotme ta luftoje apo ta injoroje dekriminalizmin kur edhe në zgjedhjet e fundit lokale kandidoi dhe zgjodhi kryebashkiakë të denoncuar publikisht dhe moralisht për të shkuarën e tyre? Po opozita, që kërkon me ngulm dekriminalizimin, a ka moral politik? A ka moral komisioni i ngritur për dekriminalizimin? Përfaqësimi në Parlament mund të përcaktohet nga lloji i krimit të kryer. Sikundër duhen konsideruar të gjitha akuzat e pazbardhura ose të anashkaluara nga drejtësia me procedura për ish ministra sot udhëheqës të opozitës, që tundin flamurin e dekriminalizmit më fort se i ndershmi më i ndershëm në këtë vend.

Në këto dy vite Kuvendi ka kaluar reforma të rëndësishme siç janë, reforma administrativo-territoriale, reforma në arsimin e lartë dhe pritet të kalojë reformën në drejtësi, por frymën e ka mbajtur muajt e fundit kryesisht tek dekriminalizimi. Nëse shohim historinë e politikës shqiptare, maksimumi që duhet të presim është që Kryetari i Partisë të vërë dorën në zemër dhe t’i thërrasë ndërgjegjes për të mos kandiduar individë “problematikë” si në aspektin ligjor ashtu edhe moral në zgjedhjet e vitit 2017. Ka ardhur dita të mësojmë se si ta vendosim moralin politik në funksion të dekriminalizimit dhe besueshmërisë ndaj politikës dhe politikanëve.

Next Post

Zhvishen Kate Upton, Miranda Kerr dhe Candice Swanepoel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In