• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuq e zi!

by Ilva Tare
23/06/2016 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjëherë më parë nuk kisha takuar në Londër anglezë më entuziastë për Shqipërinë dhe shqiptarë aq krenarë për kombin e tyre. Shqipëria ishte pa asnjë mëdyshje surpriza më e vecantë e Europianit të Francës. Ndërsa tifozeria një befasi e bukur, që me energjinë, dëshirën për të festuar përfaqësimin historik në Kampionatin Europian të Futbollit, i bëri vendit shërbimin më të mirë duke treguar vlera të një qytetarie perëndimore.

Artikujt mbi Shqipërinë dhe kombëtaren në gazetat më prestigjoze ndërkombetare, nga New York Times, The Washington Post, titujt kryesorë në gazetat gjermane, britanike apo zvicerane i dhuruan vendit fushatën më të mirë publicitare, të cilën Shqipëria nuk do të kishte mundur ta paguante, as me artikuj të paguar dhe as me intervista të vetëshkruara.

Mijëra fjalët e shkruara për Shqipërinë pozitive, për ekipin që luajti mirë por ishte pa fat në dy ndeshjet e humbura, ishin vlerësimi më i madh që mund t’u bëhej shqiptarëve, të cilët me apo pa të drejtë janë përmendur në shtypin botëror sa herë ka pasur luftë civile apo përplasje bandash kriminale. Shqipëria, që një trajner me mendësi perëndimore arriti të tregonte në Euro2016, i ngjante një apologjie të munguar të medias ndërkombetare ndaj një populli të ndëshkuar nga historia dhe përsëritja e gabimeve në vitet e përpjekjeve për demokraci.

Shqipëria e përpara De Biasit, me të cilin ishin njohur europianët ishte në më të shumtën e rasteve, kontigjent në rubrikën e kronikës së zezë dhe e ndodhive të shëmtuara që fatkeqësisht fitojnë jehonë të menjëhershme, falë aftesisë së lajmit të keq për të shitur më shumë lexueshmëri. Deri përpara ketij prezantimi të Shqipërisë në sytë e miliona europianëve shqiptarët e brenda dhe jashtë kufijve kanë dominuar për të zezën e tyre. E kuqja e zjarrit të krenarisë së brendshme dhe e vrullit për të arritur në majë, me ambicje përtej mundëisve dhe dëshirë për sukses me cdo kusht, nuk ja ka dalë të jetë e dukshme dhe imponuese siç është në të vërtetë një shqiptar.

Për herë të parë miqtë dhe indiferentët ndaj Shqipërisë, u bënë dëshmitarë të gjakut të kuq që i thërret shqiptarët per t’u bashkuar dhe punuar si një ekip, një qëllim, një filozofi. Një shqiptar për nga pasaporta, ia doli të ndërtojë Shqipërinë që do të kishim dashur të ishte anëtare e BE të paktën një dekadë më herët. Një italian me mendësi europiane, që është i vetëdijshëm se me punë dhe vetëm me punë mund të arrish rezultate ia doli t’i bashkojë shqiptarët, që Europa i ka ndërtuar për të qenë te suksesshëm, duke investuar në edukimin dhe filozofinë e suksesit si një shpërblim për punën dhe përkushtimin e palodhur.

Dekori i mrekullueshëm kuq e zi, që çoi peshë zemrat e tetë apo dyzetë milionëve që mendohet se janë nëpër botë është vizioni drejt të cilit duhet të ecë Shqipëria. Hidhërimi i vetpërmbajtur edhe kur zemra gulfonte në minutën e fundit fatale me Francën, dashamirësia dhe festimi dinjitoz i tregoi botës një Shqipëri tolerante dhe të përulur, përpara fatit dhe fatkeqësive të saj. Shumë nga të huajt që e identifikojnë vendin tonë me figurën e Nënë Terezës tanimë duhet t’a kuptojnë se shenjtorja shqiptare nuk është një përjashtim.

Dashuria e papërshkrueshme e nënës së Xhakajve për dy djemtë e saj, me bluzën kuq e zi dhe simbolet e Zvicrës dëshmon vlerat dhe klasin e një familje emigrantësh të kthyer në krenari për dy kombe. Shqiptarët e mirë dhe të thjeshtë e bënë mrekullinë e tyre në këtë europian. Tani e ka radhën elita politike që të vendosë të heqë përfundimisht nga përdorimi gjuhën primitive dhe mendësinë e huazuar nga Koreja e Veriut për t’u treguar e denjë për shqiptarët europianë. Nuk ka më kthim mbrapa. Kuq e zinjtë, duhet të besojnë se i kanë lënë pas periudhat e zeza kur interesat e errëta, mjegullojnë të ardhmen e një populli që është europian në shpirt dhe në vlera.

Next Post

Flet 'heroi' De Biazi: Do qëndroj me kuqezinjtë edhe në Botërorin 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In