• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare/ Dështimi i suksesshëm i shoqërisë civile

by A R
09/12/2016 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Natën e errët të 13 nëntorit të vitit të shkuar, nën tingujt e grupit metalar ‘Shqiponjat e vdekjes’ në teatrin Bataclan në Francë, humbën jetën rreth 130 persona në një sulm terrorist makabër. Një ngjarje e tmerrshme me të cilën mbarë bota, edhe Shqipëria u solidarizua. Mëngjesin e 14 nëntorit, mediat e Tiranës raportuan se shoqëria civile shqiptare dhe gazetarët ndezën qirinj pranë derës së ambasadës franceze, në nder të këtyre viktimave.

Një vit më pas, Shqipëria jeton me makthin e një shoqërie në depresion, të traumatizuar dhe të rrezikshme edhe fëmijët biologjikë të disa qenieve njerëzore të padenja për t’u quajtur të tillë. Mbi 3 mijë raste në vetëm 9 muajt e vitit 2016 nga dhuna në familje, pa llogaritur këtu dhunimin dhe gjymtimin mendor të të afërmve, familjarëve të viktimave të cmendurisë së pakuruar. Një situatë tronditëse, për të cilën reagohet në mënyrë të mekur. Herë me shifra në buletinin me iniciale të policisë dhe herë me biseda kafeneje për të njohurin, kolegun, fqinjin me sy të cakërdisur dhe sjellje agresive.

Rituali i heshtjes nuk është më shqetësuesi. Në vend të këmbanave të alarmit për të sëmurët mendorë që bredhin lirisht ka një sëmundje më të rrezikshme që vret po aq. Është hipokrizia dhe fallsiteti i politikës në reagimet e përgatitura për ngjarjet e radhës të kronikës së zezë që tashmë ka marrë edhe pushtetin e klikimeve të kronikës rozë. Madje edhe standardet e reagimit të politikës së madhe janë të dyfishta, kur bëhet fjalë për dy të miturit e Korcës dhe të vrarët e Parisit.

Tre mijë të vrarë nga dhuna në familje është një bilanc lufte me viktima të parandalueshme në rast se do të funksiononin institucionet dhe shteti ligjor. Ndaj secili prej mijëra viktimave rëndon sot në ndërgjegjen e të gjithë aktorëve që nuk kanë bërë detyrën e parashikuar. Deputetja Bregu u investua personalisht për të gjetur shkaktarët e tragjedisë së Fierit, ku nëna e dy fëmijëve u flak nga ballkoni dhe falë paqartësisë dhe kakofonisë së përgjigjeve të institucioneve ende nuk ka një fajtor të qartë të vrasjes së paramenduar.

Pas cdo ngjarje, shoqëria ajo virtuale dhe reale shfaqen të shokuara nga të vërtetat që refuzojnë t’i shohin në përditshmëri. Me forcën e statuseve në Facebook dhe mundimin e të bërit “share” të komenteve ndërgjegjësuese pandehin se e bëjnë detyrën prej individi të përgjegjshëm. Të tjerë, më aktivë dhe më të angazhuar kanë ndërrmarrë inisiativa të admirueshme, që kanë patur fund domethënës për atrofizimin e shoqërisë.

Aktivisti dhe zëri I spikatur I protestës Erion Kristo organizoi një protestë në 8 Dhjetor, ditën kur administrata ishte pushim me rastin e ditës së rinisë dhe pjesa më e madhe e familjeve u dyndën tek qendrat tregtare. Protesta dështoi me sukses të plotë. Pak metra më tutje disa të rinj të motivuar politikisht ja dolën të mblidhnin ca më shumë pjesëmarrës. Kështu ka ndodhur në këto 26 vite demokraci. Pronësinë e protestave e kanë patur partitë politike pasi ato janë dhe punëdhënëset më të mëdha të mediokritetit dhe karrierës së pamerituar.

Në protestën e thirrur nga Erioni dhe disa aktivistë të tjerë kundër dhunës përpara Piramidës u dëshmua edhe pandjeshmëria e një tjetër piramide të demokracisë, asaj mediatike. Për të dokumentuar ndërgjegjësimin e individëve të indinjuar nga dhuna, nga televizionet ishte vetëm kamera e Ora News. Protestë pati, por protestues jo. Madje u regjistrua si rrallëherë një dorëheqje publike për shkak të dështimit. U dorëhoq simbolikisht dhe me dinjitet nga protesta qytetare një I pafajshëm ndaj pandjeshmërisë së shoqërisë që nuk e ka për kulturë të revoltohet, të kritikojë dhe të kërkojë të drejtat e saj.

Ndaj, kush mendon se shoqëria civile vdiq gabon, sepse ajo nuk ka qenë deri më sot duke bërë detyrën e saj. Sepse shoqëria nuk janë disa organizata që I shohin si përfituese projektesh, ato janë një pjesë e saj dhe jo gjithmonë pjesa më problematike. Shoqëria shqiptare janë edhe ata zotërinjtë dhe zonjat që bëjnë “like” dhe “share” nëpër rrjete sociale here me emra dhe herë me pseudonime. Janë edhe familjarët e viktimave që shohin në media detajet macabre të varjes së nipërve dhe fëmijëve të tyre. Janë edhe të gjithë të suksesshmit që llamburisin me luksin e tyre në një shoqëri të dështuar moralisht dhe fizikisht.

Next Post
Korçë, 70-vjeçari vetëhelmohet me fostoksinë

Tiranë, një burrë i jep fund jetës me fostoksinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In