• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Dasma e munguar e Donaldit dhe raportimi problematik i medias

by Ilva Tare
07/04/2016 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Të hënën e 4 Prillit Donaldi dhe buzëqeshja e tij ishin të dallueshëm në ceremoninë e organizuar për 7 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Nato. Në celularin e tij kishte shënuar numrin e kontaktit të një kameramani të cilit i kishte kërkuar t’i filmonte dasmën në 7 Gusht. Pas rënies së helikopterit në liqenin e Shkodrës, Donaldi u shua bashkë me gëzimin për fillimin e një jete të re me të fejuarën studente në Tiranë.

Trupi i Donaldit dhe babait të tre fëmijëve Florianit u përcoll me nderime për t’u prehur në varrezat e dëshmorëve. Përvec dhimbjes për ndarjen nga jeta të të dashurve të tyre, familjarët u përballën me lajmet që shoqëruan rënien e helikopterit. Si zakonisht burimet dhe mediat folën të parët. institucionet u rezevervuan për disa orë të jepnin konfirmimin zyrtar dhe arsyet e fluturimit të helikopterit në veri të vendit.

Menaxhimi i dhomave të lajmeve në ngjarje të tilla është delikat dhe i vështirë. Beteja për të dhënë lajmin mundësisht të parët shpeshherë bie pre e pasaktësive, pamundësisë për t’i konfirmuar të dhënat në paktën dy burime përpara se të bëhen publike. Ka ndodhur në tragjedi të mëparshme dhe i druhesha publikimit të emrave të viktimave përpara se autoritetet shtetërore të njoftonin familjet.

Nëse do t’i besojmë intervistës së babait të një prej pilotëve të publikuar në media historia e mosnjoftimit të familjeve jo nga autoritetet por nga media, ka ndodhur sërish. Gazetarët janë bërë përcjellës të lajmit të kobshëm kur në fakt nga pikëpamja gazetareske nuk ka asnjë rëndësi dhe as avantazh të shpallësh emrin e viktimës nga turravrapi i garës për informim, nëse familjarët dhe fëmijët e viktimave nuk janë njoftuar ende.

Falë atij që po trumbetohet si demokratizim i medias online, portaleve dhe rrjetit social Facebook në orët e pasdite një mesazh në formë thashethemi u kthye në lajm. Helikopteri sipas informacioneve të dikujt që i kishte shkruar në inbox-in e Facebook-ut një korrespondenti në Shkodër nuk kishte qenë në stërvitje të planifikuar dhe autorizuar por fluturonte privatisht për llogari të titullares së Mbrojtjes.

Sigurisht që në mungesë të një reagimi të shpjetë dhe informimi transparent nga prokuroria dhe policia në vendngjarje, cdo burim që ka një informacion është i rëndësishëm dhe shërben si nxitës për të hetuar dhe hulumtuar mbi vërtetësinë e tij. Por këto filtra sigurie të domosdoshme për standardet profesionale nuk funksionojnë në median shqiptare, që sikur të mos mjaftonin burimet e pakta njerëzore, vuan edhe nga mikrobi i përdorimit politik, që e ka bërë më të dobët dhe të sulmueshme.

Prindërit e dy pjesëtarëve të forcave të armatosur që humbën jetën, me siguri kanë shumë pyetje për Zotin ku besojnë se përse ua mori djemtë, por është e padrejtë në rast se është e pavërtetë të kenë pikëpyetje mbi mënyrën dhe arsyen për të cilën ata humbën jetën. Koha do të kalojë dhe bashkë me dhimbjen nga kjo tragjedi duhen nxjerrë mësime nga ata që për shkak të detyrës apo detyrimit nuk duhet të përdhosin nderin e atyre që bien në krye të detyrës.

Institucionet e këtij shteti nuk mund të fshihen më pas sekretit të hetimeve, në kushtet kur lajmet e publikuara në mediat tradicionale dhe të reja sic quhen ato online publikojnë cfarëdolloj informacioni të pakonfirmuar, që vjen në kutinë e mesazheve. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Nëse gjykata nuk e dënon këtë lloj gazetarie problematike në rastin më të mirë dhe dashakeqe në rastin e axhendave partiake, atëherë duhet të funskionojë vetgjykimi moral i cilido që merret me industrinë e lajmit.

Next Post

Australi, del në gjyq shqiptari që planifikonte sulme terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In