• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare/ A janë zgjedhjet e parakohshme zgjidhje?

by Java News
19/05/2016 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skenat e nxehta të akuzave dhe dhunës verbale në Kuvendin e Shqipërisë midis deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, të socialistëve me socialistët, të LSI-së me PS dhe flirtimi mes PS dhe PD, si dhe marrëveshjet e heshtura mes grupimeve të njëtja dhe rivale duket se i kanë hequr legjitimitetin moral kësaj legjislature për të ekzistuar. Edhe Parlamenti i mëparshëm ka pasur debate absurde kur iu desh të mbronte vrasjet e 21 janarit, por lodhja e qytetarëve nuk kishte arritur ende kulmin dhe shpresa se pas 2013-s gjërat mund të ndryshonin mbahej ende gjallë si një fije e pashuar tërësisht.

Në kushtet kur qytetarët shqiptarë kërkojnë në mënyrë të dëshpëruar drejtësi me mbi 90% të opinionit publik në favor të reformës në drejtësi dhe kur një pjesë e politkanëve po luajnë kundër interesave kombëtare, a do të ishte zgjidhje që kompozimi aktual i skenës politike t’i drejtohet popullit për votim? Një përgjigje e shpejtë e të zhgënjyerve apo interesprishurve do të ishte në favor të ballafaqimit të parakohshëm elektoral. Edhe në ambjentet ku politika takohet dhe përflet skenaret, opsioni i zgjedhjeve përmendet si i mundshëm, madje nga disa të tjerë sugjerohet edhe si shpëtimtar për zhbllokimin e situatës me reformën në drejtësi.

Sa kuptim kanë zgjedhjet në kushtet kur listat do të bëhen po nga këta kryetarë partish që kanë favorizuar deri më sot hyrjen e personave me precendentë penalë dhe kriminalë? Sa vlerë kanë zgjedhjet përpara apo edhe në kohën kur janë të programuara për të ndodhur, kur  sistemi favorizon të mëdhenjtë dhe pamundëson partitë e vogla apo të reja të kapërcejnë kufijtë e shpikur për t’i penguar të hyjnë në Parlament?

Sa e ndershme do të ishte vajtja tek votuesit shqiptarë si një shpresë për ta përmirësuar përbërjen e përfaqësimit në Kuvend, kur ata që kanë në dorë organizimin e zgjedhjeve pengojnë njëri-tjetrin dhe sabotojnë, ata që vetë i konsiderojnë si më të dobtët, falë një fryme banale të bipartitizmit, e cila më shumë i ka shkatërruar, sesa ndihmuar proceset zgjedhore në Shqipëri? Përgjigjet janë negative për të gjitha pyetjet që tingëllojnë retorike. Megjithatë zgjedhjet gjithmonë janë zgjidhje. Fatkeqësisht në Shqipëri, vetëm për ndryshimin apo jo të status-quo-së. Po ashtu edhe zgjidhjet që vijnë nga vetë populli nëpërmjet referendumeve.

Zakonisht në zgjedhje të parakohëshme shkohet nëse një maxhorancë lëkundet në votat e saj, opsion që nuk përket me rastin e Shqiperisë. Në zgjedhje shkohet edhe nëse një maxhorancë nuk ia del të përmbushë me mundësitë e saj premtimet ose reformat për të cilat është e angazhuar për të bërë. Ky është rasti i Shqipërisë, maxhoranca nuk ka asnjë mundësi që me fuqitë e saj të miratojë reformën në drejtësi, dhe po humbet shumë kohë në raport me integrimin europian të vendit për shkak të mosmiratimit të kësaj reforme, pavarësisht se kujt do t’i mbetet përgjegjësia.

Në një shtet normal, çdo maxhorancë do ta kuptonte që sa më shumë vonohej reforma, aq më shumë dëmtohet vendi, dhe për këtë do të shkonte në zgjedhje për të testuar mbështetjen edhe nëse faji për mosmiratimin e reformës është i opozitës, kjo është mënyra më e mirë për ta përcaktuar atë. Në këtë rast duhet të mbizotërojë interesi kombëtar mbi atë elektoral të partisë.

Po pse nuk është zgjidhja te zgjedhjet? Sepse edhe pas zgjedhjeve, parlamenti do të ketë pak a shumë të njëjtën konfiguracion; sepse rregullat e lojës i vendosin 2-3 njerëz, të cilët po vetë shpallin edhe rezultatin, që në të gjitha rastet është fitore, ose vjedhje; sepse ky sistem zgjedhor nuk ndan përgjegjësi individuale, por përgjegjësia është kolektive. Deputeti nuk gjykohet apo votohet për aksionet/qëndrimet apo fjalët që thotë, por nga besnikëria ndaj partisë, e cila më pas i mundëson vendet e para në listë dhe kjo i heq mundësinë çdo deputeti të votojë ndryshe nga partia, qoftë edhe nëse e do reformën në drejtësi, ai është i detyruar të votojë kundër.

Prandaj reforma zgjedhore, reforma e thellë zgjedhore është më e rëndësishmja në Shqipëri, së bashku me reformën në drejtësi. Nëse sot do të kishim një sistem zgjedhor me standarde, nuk do ishte problem dhe as nuk do zgjaste më shumë se 6 muaj reforma në drejtësi, sepse nëse populli voton më shumë se 90% reformën në drejtësi, atëherë do të votonte më shumë se 90% çdo deputet në listë, i cili ka votuar pro në parlament për reformën në drejtësi, edhe nëse partia do të ishte kundër. Popullit do t’i duhet të delegojë pushtetin e vet tashmë tek emrat individualë në parlament, jo tek partitë, se ato janë më të prirura drejt kriminelëve dhe këtë e kanë kuptuar edhe shqiptarët, shqipfolësit dhe ambasadorët që e shprehin këtë bindje në cdo gjuhë të tyre.

Posaçërisht për Javanews

Next Post

Rusia: Terroristët shkaktuan rrëzimin e aeroplanit “EgyptAir”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

February 22, 2026
Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In