• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iluzionet e humbura të ithtarëve të bashkimit

by Ylli Pata
18/01/2023 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Opozita shqiptare që prej shpalljes së Sali Berishës “non grata” prej SHBA-së është nën një agresion të egër për ta marrë kontrollin e saj. Nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Kjo është realisht ndoshta beteja më e rëndësishme e 30 vjeçarit shqiptar, pasi është Shansi të prodhojë një rezultat të frytshëm për të tronditur tektonikisht kastën e vjetër në këtë vend.

Ka thuajse një vit që po zhvillohet një betejë mes të resë dhe të vjetrës, betejë që ka parë thuajse të gjitha mjetet, që nga intrigat e shitblerjet, deri tek dhuna fizike e sulmet me mjete të forta.

E kjo betejë, do të shënojë realisht të ardhmen jo vetëm të opozitës, por edhe të politikës shqiptare. Ndaj sjellja e protagonistëve që ndodhen në këtë mjedis në fushë do të përcaktojë të ardhmen e tyre.

Ka disa aktorë në fushë, si brenda Partisë Demokratike, ashtu edhe në radhët e partive aleate, por që janë personazhe të rëndësishme në këtë mjedis që po tentojnë të qëndrojnë “në mes”, duke mbajtur një qëndrim spektatori ndaj përplasjes ose duelit që po zhvillohet mes Sali Berishës dhe grupit qëndrestar që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Kjo është një betejë e pastër politike, përfundimi i së cilës do të sjellë ndoshta zhvillimin më të rëndësishëm për opozitën, sesa i ashtuquajturi bashkim fals, siç thonë mjaft prej personazheve të këtij mjedisi politik.

Këtu nuk bëhet fjalë për një bashkim arithmetik, pasi asnjëherë vota në zgjedhje nuk ka qenë një mbledhje numrash por një sinjal politik të qartë, që duhet lexuar si duhet.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Partia Demokratike mori nga zgjedhësit shqiptar një rezultat shumë të rëndësishëm, por asnjëherë e askush nuk e ka lexuar siç duhet.

Në PD u kthyen thuajse totalisht të gjitha votat që kishin shtektuar në partinë e Ilir Metës prej vitesh, e kështu i dhanë mundësinë e ngritjes së një opozite alternative pas skkandalit të djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve.

Nëse PD nuk mori dot fitoren në zgjedhje, përgjigja është qënia e Sali Berishës dhe Ilir Metës si dirigjentë dublantë, e kjo shihet thuajse në të gjitha sondazhet që bëhen.

Kështu, edhe në këtë përplasje ithtarët e bashkimit, janë ose të mërzitur me pozicionet që kanë ose i bëjnë me sy grupit të Berishës.

Partia Demokratike nuk është ndarë as nga Alibeaj e as nga Lulzim Basha, pasi ish-kreu i PD-së dha dorëheqjen si një sinjal i fortë politik për të mos u përçarë. Ishte Sali Berisha që nuk e pranoi atë mesazh dhe u turr të marrë PD-në. Një pjesë deputetësh, e çfarë është më e rëndësishmja një pjesë e madhe e strukturave të Partisë Demokratike qëndruan dhe nuk pranuan zaptimin nga foltorja.

E kjo betejë zhvillohet ditë për ditë, ku me intensitet më të madh e ku më të vogël. Fundi i kësaj beteje ose do të nxjerrë një opozitë të re në vend, ose këtë copë të PD-së do ta marrë Sali Berisha e Ilir Meta e gjithçka do të jetë si më parë. Por kush fiton nga të dyja palët nuk ka nevojë për “sehirxhinjtë” e bashkimit që kanë ndezur cigaren me zjarrin e ndezur brenda opozitës.

Next Post
Vendimi i qeverisë/ Emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental, ja kush do ta mbajë këtë post

Vendimi i qeverisë/ Emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental, ja kush do ta mbajë këtë post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In