• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iluzionet e gabuara nga SHBA. Si po frymëzohen antishtetarët në Tiranë

by Alba Malltezi
09/02/2025 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Duket sikur një pjesë prej nesh nuk e ka kuptuar si duhet fitoren e Donald Trump si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Disa prej nesh po nxitohen të dalin në sipërfaqe si antishtetarët më të përbetuar që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Dikush po merr kurajon nga klandestiniteti si i kërkuar i drejtësisë të japë mesazhe të koduara dhe të faksifikuara. Dikush tjetër, nga i njëjti klandestinitet edhe të marrë pjesë nëpër mitingje elektorale, pavarësisht së është shpallur: Në kërkim!

Ka nisur një fushatë e ashpër për të hedhur “në turrën e druve” si në kohën e Mesjetës, të nëpunësve apo bashkëpunëtorëve të shoqërisë civile vetëm e vetëm se “mendohet të kenë përfituar fonde nga USAID”, ku dhe Usaid e Soros po anatemohen në Shqipëri si të ishin jo donatorët dhe nxitësit intelektualë të një shoqërie kryeulur e kurrizdërrmuar për dekada tranzicion, por sikur të ishin fondacione terroriste. Madje, këtë inat mediatiko-politik, i dukshëm se cilës anë i takon, nuk e kishim parë ndonjëherë as me terroristët më të përfolur në botë, me shkaktarët e gjëmave njerëzore në atdhe, apo me intrigantët më të talentuar të çështjeve antishqiptare.

Në të njëjtët orë që po ndodhin këto, e njëjta palë mediatiko-politike që po kryen rite Vudu rreth deklaratave të keqinterpretuara kundër ish Sekretarit Blinken, bën sikur nuk sheh, kupton dhe reagon ndaj një krimi të pandëshkuar në Gërdec, mbetur ende jetim në sytë e të gjithëve, edhe pse media investigative nuk resht së sjelli dokumente, fakte, dëshmi.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë shansin të drejtohen nga Republikanët dhe nga Donald Trump, pa u betuar se do të shkatërrojnë vendin e tyre; në vendin tonë, individë që kanë punuar vetëm me hilet e mbulimit të ngjarjeve kriminale dhe të përvetësimeve, shpresojnë që kjo fitore në SHBA, të anulojë shtetbërjen në Shqipëri, të anulojë atë që me shumë mundime BE e SHBA bashkë kanë nisur të ndërtojnë: Drejtësinë e re, si një mundësi që edhe në Shqipëri, pushtetet të kontrollohen e të kontrollojnë njëri-tjetrin në një balancë dhe harmoni që vetëm Demokracia e vërtetë e lejon.

Nëse Donald Trump ka mik të ngushtë dhe bashkëpunëtor Elon Musk, një gjeni-miliarder, nuk do të thotë se nën ombrellën e tij ka vend për njerëz që në mes të Bulevardit të Dëshmorëve vranë shqiptarë, apo që hodhën një fshat të tërë në erë vetëm e vetëm që të vinin disa miliona mënjanë.

As Trump, as Elon Muks dhe asnjë Republikan nuk akuzohen për krime kaq të rënda e të pandëshkuara akoma në vendin tonë. Askush në SHBA nuk ka gjë të përbashkët me antishtatarë ballkanas që mbajnë peng edhe shpresën e disa bashkëatdhetarëve tanë.

Next Post
Përfundojnë zgjedhjet në Kosovë, Exit-Poll: VV 38.2%, PDK 22.4%, LDK 20.1% dhe AAK-NISMA 7.6%

Përfundojnë zgjedhjet në Kosovë, Exit-Poll: VV 38.2%, PDK 22.4%, LDK 20.1% dhe AAK-NISMA 7.6%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In