• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilustrim krahasues i përhapjes së epidemisë të COVID-19 në Shqipëri dhe vendet përreth

by Ilir Beqaj
01/04/2020 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

Në vlerësim janë përfshirë Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi, Greqi, Kroaci. Burimi i të dhënave është ËorldOmeter. Vlerësimi nuk merr përsipër të japë opinion për përhapjen e sëmundjes në vendet e ndryshme, apo, për më tepër, nuk merr përsipër të bëjë ndonjë kopnkluzion. Çdo lexues është i lirë të bëjë interpretimin e vet për çfarë ilustrohet grafikisht.

6 vendet kanë specifikat e veta. Greqia është mbi 10 milionë banorë, ndërsa Mali i Zi është 631 mijë banorë.

Shkalla e ndikimit të një epidemie në një vend varet nga disa faktorë ekonomikë, socialë, demografikë, vendndodhja gjeografike, profili edemiologjik i popullsisës, etj. si dhe nga niveli i sistemit shëndetësor.

Krahasimi i të gjithë këtyre treguesve nuk është qëllimi i këtij shënimi. Megjithatë për 6 vendet po ilustroj tri tregues sinjifikativë në kontekstin e kësaj analize: jetëgjatësia e popullsisë, përbërja familjare dhe të ardhurat për banor. Për të lehtësuar leximin e grafikëve në vijim duhet patur parasysh se në çdo grafik është përdorur një ngjyrë të veçantë për Shqipërinë dhe një ngjyrë të veçantë për vendin me vlerën më të lartë të treguesit përkatës.

Sa më e moshuar të jetë popullsia aq më e lartë është shkalla e sëmundshmërisë ng sëmundjet jongjitëse (tension i lartë i gjakut, zemër, diabet, etj) që e ulin imunitetin kundrejt viruseve të ndryshme. Jetëgjatësinë më lartë e ka Greqia me 83 vite. Në Shqipëri jetëgjatësia është 78,9 vjeç.

Familja mesatare në Shqipëri ka 3,8 vetë. Shqipëria është vendi me familjen më të madhe. Sa më e madhe të jetë familja aq më e vështirë është të realizohet distancimi social.

Të ardhurat për banor më të larta janë në Greqi me 20,317 USD. Më të ulëtat janë në Shqipëri me 5,240 USD. Të ardhurat për banor japin një vlerësim të tërthortë për nivelin e zhvillimit ekonomik të vendit e për rrjedhorë mund të arsyetohet edhe për shkallën e gadishmërisë së vendit për të reaguar në raste emergjencash kombëtare edhe pse kjo e kësaj here është një situatë e paparë. (cfarë po ndodh në SHBA dh Itali do të na bëjnë që në të ardhmen n doshta GDP nuk do të jetë tregues për vlerësimin e përgatitjes së vendeve për të përballuar emergjenca të mëdha).

Shenjat e para të COVID 19 nuk janë shfaqur njëherësh në të gjithë vendet. Prej 37 ditësh është shfaqur në Kroaci dhe në Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri është shfaqur prej 25 ditësh. Në grafikët në vijim përbri emrit të çdo vendi është shënuar edhe numri i ditëve të epidemisë me qëllim që çdo lexues të mbajë parasysh edhe periudhën e epidemisë.

Që nga fillimi i epidemisë, çdo ditë janë zbuluar mesatarisht 48,4 raste në Greqi dhe 10,4 në Shqipëri.

Por rastet e reja varen të paktën edhe nga përmasa e popullsisë, edhe nga koha që kur është shfaqur rasti i parë. Në pamundësi për të ndërtuar një tregues të përbërë që i jep një peshë të caktruar popullsisë dhe kohës së përhapjes së epidemisë, krahasimi mund të bëhet me numrin i rasteve pozitivë për çdo 1 milionë banorë të vendit përkatës.

Kroacia është vendi me numrin më të madh të personave pozitivë për 1 milion banorë, 235 persona. Por është edhe vendi që epidemia ka filluar prej 37 ditësh.

Shqipëria ka 90 persona pozitivë për 1 milion banorë për një periudhë prej 25 ditësh nga fillimi i epidemisë.

Jam i vetedijshëm qoftë për faktin se edhe teorikisht në një moment të dhënë është e pamundur të dihet saktësisht numri i personave pozitivë, qoftë edhe për faktin që vende të ndryshme mund të kenë qasje të ndryshme në mënyrë e kryerjes së testimeve.

Edhe numrin e të vdekurve e vlerësojmë sipas popullsisë së vendit përkatës. Shqipëria ka 5,27 të vdekur për 1 milion banorë për 25 ditë nga fillimi i epidemisë. Greqia e ka këtë tregues 4,8 vetë.

Shkalla e vdekshmërisë për rastet pozitivë është më e lartë në Shqipëri me 4,7 %.

Shqipëria ka edhe shkallën më të madhe të personave të shëruar me 25,9 % të të gjithë personave pozitivë. Madje në shkallë ndjeshëm më të lartë se të gjithë vendet e tjera.

Për çdo person të vdekur në Kroaci janë 12,2 persona të shëruar. Në Shqipëri janë 4,5 persona të shëruar për çdo person të vdekur.

Midis të sëmurëve ka edhe disa që janë në gjendje kritike. Në Greqi janë në gjendje kritike 6,9 % e rasteve pozitive aktive. Në Shqipëri janë në gjendje kritike 4 % e rasteve pozitive aktive.

Next Post
Ndihma ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti në Ibë dhe Pëllumbas, Veliaj: Epidemia nuk na ndalon punën

Ndihma ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti në Ibë dhe Pëllumbas, Veliaj: Epidemia nuk na ndalon punën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In