Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë këtë të mërkurë(4 dhjetor 2019) gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Iliriana Olldashi.
Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, u rivlerësua pa probleme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në të tre kriteret.
Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.
Iliriana Olldashi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2005, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.
/a.r