Meridiani është banori i larguar nga shtëpia e Big Brother Vip në spektaklin e kësaj të premteje, duke humbur në televotim në garën me Ilirin dhe Donaldin.
Ai ishte një prej banorëve që konsiderohej asnjëanës dhe i papërfshirë në aleancat e ngritura dhe rrëzuara brenda shtëpisë.
Por, përballë Ilirit dhe Donaldit e humbi betejën e nominimit dhe bashkë me të edhe mundësinë për çmimin e madh.
Ishte Donaldi ai i cili të martën zgjodhi të ishte në nominim me Ilirin dhe Meridianin pasi hapi kutinë e pandorës.
Opinionisti, Arber Hajdari tha se nuk i kuptonte lotët e Donaldit, pasi ai donte që ta nxirrte nga shtepia.
“Lotët nuk i kuptova por që donte ta nxirrte nga shtëpia donte ta nxirrte, prandaj futi veten dhe Ilirin. Lotët e fundit, unë kam cik rezerva”, tha Arbër Hajdari.
g.kosovari