• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ilir Metës i takon të kryesojë Opozitën?!

by Ben Andoni
04/03/2019 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Që prej muajsh, kur Ilir Meta, kryetari i ri i shtetit shqiptar, po rehatohej në postin më të lartë të vendit, filluan hamendësitë për të ardhmen e tij. Duke parë sesi e mbylli periudhën e fundit të postit të tij në krye të Parlamentit, shtuar me shfaqjet e panatyrshme në ditët e zgjedhjeve të fundit, u llogarit se jo shumë larg ai do të ishte në terren, në ndihmë të partisë së tij. Që do të thoshte me militantët e vet në krye të protestave.

Duket se gati dy vjet më pas, presidenca e tij po shënon atë rënie të fuqisë së tij politike, që ka nisur vite më parë. Kjo, sepse, për dy mandatet e fundit u bashkua me dy partitë më të forta në Shqipëri, që i kishte anatemuar dhe me të drejtë i kishte kritikuar për marrëveshjen e vitit 2008, por edhe me zbritjen e natyrshme të yllit të tij, pasi erdhi koha e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Veçse duket se edhe dy partitë e mëdha u hakmorën sipas mënyrës së tyre. Të dy krerët më të fuqishëm të PD-PS, respektivisht Berisha dhe Rama, e lanë në poste, ku jo vetëm nuk prishte punë, por që thjesht ngopnin dukjen false dhe egon e tij për pushtet. Ndërkohë, që në formë kapilare, pozicioni i tij reflektohej tek vartësit dhe militantët, të cilët morën lloj-lloj etiketimesh. LSI-ja u nda si armike e betuar me PD-në për t’i dhënë jetë bashkëpunimit që ktheu në jetë PS-në. Ashtu si katër vjet më vonë, Edi Rama në marrëveshjen e hidhur me Bashën as nuk e begenisi partinë e tij, që tashmë kaloi në duart e bashkëshortes.

Militantët mbetën pa vendet e lakmuara të punës, kurse fryma pragmatiste e partisë së tij nuk mund t’i jetojë konjukturave të reja. Pasojat po duken tani pas lënies së mandateve: katër politikanë të saj në listën partiake pranuan të ishin në parlamentin mono të Ramës.

Edhe pse nuk është më në parti, kurse vendin e tij po e mbulon Monika Kryemadhi, bashkëshortja dhe besnike e një vije të ashpër, madje edhe më të ashpër se vetë PD-ja, duket se vendi real i Ilir Metës është në krye të LSI-së. Duket se me “mungesën” e justifikuar,  Meta ka qenë në ekskursion të gjatë dhe partinë e ka drejtuar me celular, kurse tashmë është koha që të rikthehet me të gjithë përvojën e dy posteve të larta, t’i shërbejë opozitës dhe të ravijëzojë dhe frymën e një politikani ndryshe. Këtë nuk e bën dot Basha, që është krejt nën hijen e Berishës apo Kryemadhi, që e ka të vështirë të faktorizohet në një shoqëri krejt maskiliste.

Ilir Meta, ideatori dhe mbajtësi i LSI-së, e kishte vendosur parimin e punës të kësaj partie mbi disa vlera interesi, që në vite e squllën dhe ia zbehën fare aksionin politik. LSI-ja u dobësua shumë më tepër kur u vendos ai në postin e Kryetarit të Kuvendit, pasi bëri një drejtim të dobët në historinë e parlamenteve të viteve të Demokracisë dhe akoma më shumë në ditët e sotme, kur Kryemadhi po mundohet me zor t’i japë frymën e munguar apatikëve të saj, mesuar me benefice.

Duket se në të ardhmen Ilir Meta duhet të riformatojë dhe frymën e kësaj partie, që duhet thënë se nuk i shërben më pragmatizmi, me të cilën u është ngjitur deri më sot partive kryesore.

Dhe, logjika duket se do e marrë Ilir Metën, me shumë gjasë, e do ta rikthejë aty ku e ka vendin, por edhe ku i duhet të riformatojë veten për synimet e të ardhmes, ku duket se më e spikatura mbetet ajo që të jetë kreu i Ekzekutivit. Por, rruga për të shkuar deri aty fillon nga opozita, vendi, ku ai di të luajë mirë dhe qartë në kulisat e politikës shqiptare. Dhe, opozita do kishte një fat të madh, që krahas Berishës të vërtetë të kishte dhe një Ilir Meta të vërtetë, por ndoshta të moderuar dhe me synime të qarta.  (Javanews)

Next Post
Saga vazhdon/Përgjime të reja nga PD për Alizotin: ‘Do ta zgjidhesh ti apo shefi’

Alibeaj thirrje policisë: Braktisni Ramën!

Comments 1

  1. Luani says:
    7 years ago

    Ore i pergjumur je ne metro? hahahahaha Pike e zeze me ju leshteriket e kazanit.

    Po si ore c’fat do kete opozita? Jo ore jo fatin me te madh po erdhi Meta nuk do ta kete opozita por Shqiperia. Ku ka burre me te ndershem puntor,si i thone,burre….flori! hahahha

    Me ka ardhur turp nga ky shkrim seriozisht.

    Shpresoj te jete shkrim sarkastik per te treguar gjendjen e mjeruar te opozites,ndryshe me vjen keq per ty.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In