• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Ilir Metën nuk e do më askush, por Ramës i intereson të rrijë në Presidencë

by Lorenc Vangjeli
19/05/2021 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Gabimi që bëjnë të gjithë me Ilir Metën është se kur e shohin të rënë nuk e imagjinojnë dot se mund të ringrihet sërish. Kur e shohin të plagosur, nuk besojnë se do të mund të shërrohet. Kur e shohin të ikur, nuk parashikojnë dot se mund të kthehet edhe njëherë si përherë. Dy vjet më parë kur u ngrit komisioni hetimor për shkarkimin e tij, pothuaj askush nuk dalloi mbas kësaj lëvizjeje të Edi Ramës, mungesën totale të interesit të kryeministrit për t’i shkuar deri në fund procesit. Ilir Meta ishte pjesë e asaj shumice tronditëse që gjithashtu nuk kuptoi dot se Edi Rama nuk kishte asnjë gram ambicje që të ndryshonte banorin e presidencës. Vetë Meta nuk e kuptoi se i duhej Ramës në Presidencë dhe jo në rrugë, siç i frynin në vesh të gjithë ata që i rrinin pranë si veshi vathit, ngjitur si tattoo-ja lëkurës dhe pa u ndarë si morri b…thës.

Zhurma e daulleve të luftës është bekim për budallenjtë. Kur bien topat pakkush e ka mendjen tek broçkullat që thuhet poshtë e përpjetë në tryeza “betimesh” apo në zyra “komplotesh”. Në luftë edhe idiotët duken të dobishëm dhe Ilir Meta është mjeshtër për ta rrethuar veten me idiotë të padobishëm. Në atë kohë drejtuesi i opozitës as ishte kuptuar se çfarë po ndodhte. Lulzim Basha atëherë dinte se nuk dinte ende çfarë donte të ndodhte me komisionin parlamentar dhe zgjodhi të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të mos bëjë asgjë! Njëlloj si tani.

Skena plotësohej dhe zihej nga budallenj të pafundëm që çdo zhurmë zorrësh e quajnë krismë topi dhe nuk ishin në gjendje të dëgjonin as topat që shprazeshin pranë syzeve të tyre. Ata quanin luftë finale atë betejë taktike të rradhës duke shtuar edhe më tej konfuzionin dhe paranojat.

Komisioni i parë hetimor për shkarkimin e Metës në vitin 2019-të, ishte thjesht një akt në vetvete, krijuesi i të cilit, nuk parashikonte të sendërtonte një fakt juridik me të. Nuk ishte luftë finale as ajo që ndodhi atëherë dhe as kjo që po luhet si lojë luftash në 2021-shin. Gjykimi i drejtpërdrejtë mbi atë që percepton vetëm syri, por nuk e kapërcen dot logjika, zakonisht është i gabuar. Për të kuptuar dhe parashikuar se çfarë do të ndodhë më pas, ja vlen të shihen disa lëvizje të thjeshta që vetëm mendjet që i komplikon patologjia e urrejtjes nuk i kuptojnë dot. Maxhoranca nuk është aktor i vetëm në këtë histori dhe pavarësisht kësaj, Edi Rama nuk kishte më shumë se një zgjidhje, por ishte i detyruar të nisë procedurën e shkarkimit. Gjithë çfarë ndodhi me Presidentin e Republikës gjatë fushatës, gjithë ai yrysh i eskortës presidenciale dhe gjithë ai hov i njeriut të parë të shtetit, kërkon të marrë përgjigje nga ajo zonë e jurisprudencës në të cilën hesht neni dhe duhet përkthyer fryma e moralit. Ditët dramatike të fushatës kërkojnë një përgjigje ligjore dhe morale.

Eshtë tërësisht e parashikueshme që Komisioni i ngritur do të rekomandojë shkarkimin e Presidentit, që Kuvendi do ta votojë këtë akt me shumicë dërmuese votash, që Gjykata Kushtetuese do të kërkojë kohë për të vendosur që çështja të shkojë në Komisionin e Venecias për një opinion. Eshtë po kaq e parashikueshme që ata burra që kanë në dosjet e tyre një seri ankimesh nga Tirana, do të zënë kokën me duar në rastin më të mirë kur të lexojnë dosjet dhe kur t’u duhet të kërkojnë sërish nga skaji i logjikës së tyre, përgjigje se pse Shqipëria e vogël e bën aq të trashë zullumin. Pastaj, ndoshta dimrin apo pranverën e vitit të ardhshëm, pa folur pastaj që bashkë me gjethet e kësaj vjeshte, në Shqipëri mund të ndryshojnë shumë gjëra, Komisioni i Venecias do të thitë se kushtetuta është shkelur pak, se e shkelura nuk ishte e rëndë dhe se nuk ka sjellë pasoja. Dhe deri atëherë ka ardhur vera e vitit tjetër. Bashkë me ndryshimin ciklik të gjakut, mund të ndodhë që miqësitë mund të kthehen në armiqësi, e zeza të bëhet e bardhë, interesat të ndryshojnë dhe ngjalat të ndërrojnë zgarën e pjekjes dhe çmimin në menu, por jo shijen e pakrahasueshme të paparashikueshmërisë proverbiale të politikanëve shqiptarë dhe aftësinë e tyre të pabesueshme për të gjetur dritë edhe në terrin më të thellë dhe për të bërë të zhytet në terr edhe diellin që shohin të gjithë.

Kjo është pika e kthesës, të paktën për kryeministrin. Fiks sapo e ngjiti veten në piedestalin e mandatit të tretë, Rama ka tashmë luksin të shohë mundësi pafund aty ku të tjerët shohin vetëm mure ndalimi. Ai kuptoi atë që të tjerët refuzojnë ta mësojnë: Shqipëria që është më e vogël se një pikë në hartën e botës, bëhet tërësisht qesharake kur sillet si Jeruzalemi krenar ku është kryqëzohet gjithë politika e botës. Rama është i vetëdijshëm tashmë se në 30 vjet, përçartja e një grushti njerëzish, pjesë e të cilit është dhe vetë, i ka shkaktuar këtij vendi vonesa, fraktura dhe drama të pafundme. Shpesh nga padija, e po kaq shpesh edhe nga ligësia, të ligjtë e paditur të këtij vendi nuk kanë mundur kurrë të ngrihen mbi kartonin e një shumice të thjeshtë parlamentare që i bënte të ndjeheshin zot të një vendi që i ka adhuruar si Zotin kur kanë qenë në pushtet dhe ju ka derdhur sh..rrën në kokë sapo kanë zbritur nga pushteti. Edhe ftesa për opozitën zyrtare, pavarësisht një mijë e një hileve që mund t’i kërkojnë e t’i gjejnë kundërshtarët, edhe armiqësia totale që duket se po kultivon me presidentin dhe partinë e tij, janë detaje që prodhohen nga bindja sesa i vogël është ky vend për të prodhuar marrëzi e konflikte kaq të mëdhenj. Kjo është një nga arsyet se pse Rama është i vetmi që e imagjinon Metën si ngrihet kur të tjerët e shohin të rënë dhe i vetmi që e di se do të shërrohet nga plagosjet e rradhës. Kjo është arsyeja, që në kohën kur askush nuk e do më presidentin, Edi Ramës i intereson që ai të mos jetë ende në presidencë. Deri në momentin që të mos kushtëzohet ndryshe nga aktorë jo lokalë që nuk e shohin Tiranën si Jeruzalem të politikës, por si një teatër të vogël karakteresh të deformuar nga jetëgjatësia. Dhe mund të jenë aktorë që mund të venë në skenën e Tiranës, dramën e politikanëve të Romës së vitëve 90-të. Ndoshta nuk do të ketë më shumë bukë në Tiranë, por cirku kësaj ane të Adrtiakut, do të jetë i garantuar. Njëlloj si në Romën e dy mijë vjetëve më parë.

Next Post
Kërcënohet kandidati në Fier/ Nuk dorëzohet Meta, bën çmos që ‘të ndryshojë’ rezultatin: Të vazhdojë rinumërimi!

KAS i dha 'goditje' Kryemadhit dhe Bashës/ Vjen mesazhi nga Meta: Asgjë nuk ka përfunduar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In