• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta: Unë kam Doktorin! Ju të tjerët bëni çfarë të doni

by Java News
22/05/2017 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisi me sherr që në fillim seanca e jashtëzakonshme e parlamentit. PS dhe PD i janë kthyer debatit menjëherë pas 3 muajsh bojkot. “Molla e sherrit” ka qenë rendi i ditës. Demokrati Oerd Bylykbashi kërkoi që procedura për miratimin e dy komisioneve të Vetingut të vendoset në fundin e rendit të ditës. Por këtë kërkesë e kanë hedhur poshtë socialistët. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi kërkoi që Vetingu të votohej i pari dhe më pas të votoheshin dryshimet në qeveri. Pas replikave ai që e ka zgjidhur çështjen ka qenë Ilir Meta. Në seancën e fundit si kryetar i Kuvendit ai nuk e ka kursyer ironinë. Ai ka kërkuar që Rendi i Ditës të mos ndryshohej duke marrë edhe miratimin e ish-kryeministrit Berisha. “Ja edhe Berisha është dakord”- tha Meta duke vijuar: “Se unë atë kam. Ju bëni çfarë të doni!”. Kaq ka mjaftuar që në sallë të plaste ilariteti. Më pas seanca ka vijuar normalisht e pikë së pari janë votuar shkarkimet dhe emërimet e ministrave dhe zv.kryeministrit.

DEBATI:
Bylykbashi: Në lidhje me rendin e ditës. Kërkesa jonë është që komisionet e Vettingut të jenë çështja e fundit për shqyrtim për sot.
Ruçi: Nuk e kuptoj këtë kërkesë, unë po mendoja për të kundërtën. Kjo seancë do të ishte mirë të fillonte pikërisht me këtë çështje, sepse këtu e kemi lënë. Çdo të thotë kjo? S’ka asnjë argument për këtë!
Bylykbashi: Kjo është një çështje e dakortësuar. Mbasi të jenë ezauruar të gjitha çështjet e tjera, ne të vijojmë me miratimin e komisioneve të Vettingut.
Ruçi: Unë e kuptoj që kjo ka qenë pjesë e negociatave, por as unë e zoti Bylykbashi nuk kemi qenë. Por më besoni se fryma e mirëbesimit e marrëveshjes është në radhë të parë votimi i komisioneve. Që pa filluar ne shprehim mosbesim për rendin e ditës.
Meta: Mendojmë të mos ndryshojmë rendin e ditës. Mirë vazhdojmë pra me rendin se edhe konfirmimin e morëm nga Berisha që PD është dakord. 
Hilaritet në sallë nga ana e PS…
Meta: Po ju çfarë keni. Nese ju keni njëri-tjetrin, unë atë e kam. Kur të iki unë bëni ç’të doni…

ma.me

Next Post
VIDEO/ Momentet kur deputetët e VMRO hapin dyert e parlamentit për protestuesit e dhunshëm

VIDEO/ Momentet kur deputetët e VMRO hapin dyert e parlamentit për protestuesit e dhunshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In