• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta u ndëshkua si anti-amerikan!

by
26/04/2021 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta i shndërroi këto zgjedhje parlamentare si betejë mes tij Shteteve të Bashkuara. Përplasja më e fortë ishte me ambasadoren amerikane Yuri Kim, na riktheu edhe njëherë në kohë sherret e Berishës me SHBA-të. Madje Meta, theu çdo rregull komunikimi dhe marrëdhënie mes një shtetari dhe një diplomati, duke e kthyer atë në një antiamerikan të mirëfilltë, ashtu si dikur Berisha president që refuzoi të takohej me të dërguarin e SHBA-së.

“Tani live sapo më shkroi Ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them Ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën. Meqë më dërgoi live ‘sms’ i them Ambasadores amerikane mos e mbështet me Edi Ramën”, deklaroi Ilir Meta disa ditë më parë nga një studio televizive.

Brenda 1 javë, Meta shpalli armike Yuri Kim, duke i cilësuar deklaratat e saj si të turpshme qëndrimet e ambasadores, duke e akuzuar se po ajo po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë.

Kulmi arriti me paranojat qesharake e Metës, ku fliste për atentate nga agjentë amerikanë, njësoj si nëpër filmat me spiunë rusë, ku Shtetet e Bashkuara ngrenë komplote kundër udhëheqësve botëror.

Ai tha se SHBA mund ta vrasë te “mali me gropa” Ilir Metën. Pranoi se e i njeh Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga filmat rusë, ose iranianë, të cilët e përshkruajnë demokracinë më të madhe të botës, si një bandë shtetërore që vret njerëz nëpër rrugë dhe shpate malesh. Sot, Ilir Meta duhet të jetë presidenti më primitiv, më injorant dhe më reaksionar i globit, sepse mënyrën sesi ai komunikon me shtetasit e Republikës së tij, nuk e bën asnjë drejtues shteti afrikan apo aziatik. Ilir Meta është vetëdemaskuar si një torollak i palexuar, një njeri që guxoi të ndizte konflikt mes Shqipërisë dhe Amerikës për një grusht me vota që partia e tij e deklaruar nuk i merrte dot nga Shkodra deri në Vlorë.

Sikur Fan Noli që Ilir Meta e citon vazhdimisht të ishte gjallë dhe ta ngjyente penën në bojë për t’u marrë me një dallkauk si ai, me siguri do të shkruante: O Ilir o dallkauk, je hiç, je nje nuk…

Ilir Meta është kostoja më e madhe e partisë së tij, të cilën e shkatërroi, por edhe e opozitës në përgjithësi. Nëse ai nuk do ishte çmendur pa kthim javën e fundit, duke sulmuar Amerikën me hunj, kosore dhe sfurqe, natyrisht që opozita mund të kishte patur një rezultat më dinjitoz.

Për fat të keq u provuan dyshimet e të gjithë e atyre që mendoni se Lulzim Basha, nuk ka autonomi ndaj Metës dhe Berishës, pasi në momentin që Ilir Meta doli kundër Shteteve të Bashkuara, Lulzim Basha nuk pati guxim të distancohej dhe të mbështeste aleancën strategjike të Shqipërisë me Washingtonin, por heshti si një frikacak.

Natyrisht për këtë shkak pagoi edhe çmimin e tij. Cilët mund të ishin ata shqiptarë, nga Tirana deri në Shkodër, që pasi vuajtën për 50 vjet prishjen e marrëdhënieve me Amerikën, do të toleronin që për një të çmendur si Meta, të cenonin raportet shqiptaro-amerikane, të cilat mbajnë Shqipërinë në perëndim.

Sidoqoftë kjo që ndodhi me Ilir Metën ishte një shfaqje që duhej shijuar. Shkatërrimi i LSI si një parti anti-amerikane, ishte një ngushëllim i vogël para nevojës që ky vend kishte për t’u ndarë nga një sharlatan injorant, që duhej flakur me vota siç edhe ndodhi të dielën në darkë.

Ilir Meta është presidenti më qesharak në bote që sot e mbështesin më pak se 5 për qind e qytetarëve të vendit të vet dhe pas disa muajsh mund të jenë dhe më pak se 1 për qind. (Gazeta Shqip)

/b.h

Next Post
Shifrat: Numërohen votat e të dënuarve në burgun e Rrogozhinës

Shifrat: Numërohen votat e të dënuarve në burgun e Rrogozhinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

February 14, 2026
Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

February 14, 2026
Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In