Kryetari i Partisë së Lirisë ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e njësisë numër 8, pra të 5 majit.
Meta thekson se u ka garantuar se askush nuk do të hedhë gaz në shtëpitë e tyre dhe se nuk ka për t’i nxjerrë njeri në mes të katër rrugëve.
“Në takimin me përfaqësues të Njësisë Nr.8 në kryeqytet i garantova se koha e nëpërkëmbjes së të drejtave të tyre dhe pronave do të marrë fund shumë shpejt e përgjithmonë. Askush nuk do të guxojë t’u hedhë gaz në shtëpitë e tyre për t’i nxjerrë dhunshëm në mes të katër rrugëve. Ligji, humanizmi, transparenca dhe Llogaridhënia do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit. Fuqizimi i Partisë të Lirisë, garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe zgjidhur shqetësimet e tyre!”- shkruan Meta.
/a.r