• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta, Presidenti qe bën “sjellësin e fatkeqësive”!

by Alfred Peza
17/05/2019 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Pas shumë roleve që i kishim njohur këto kohë, Ilir Meta me kostumin e Presidentit të Republikës, ka marë edhe një rol të ri sot.

Nga njeri mbi palët, Ilir Meta vazhdon të na tregojë se është bërë palë.

Nga njeriu që duhet të përfaqësojë unitetin e popullit shqiptar, Ilir Meta vijon të tregojë se përfaqëson unitetin vetëm të “popullit” opozitar jashtparlamentar.

Nga njeriu që duhet të bëjë çmos që të gjejë pikat e përbashkëta mes mazhorancës dhe opozitës, ai vijon të ekspozojë të vetmen pikë që i ndan të dyja palët sot.

Nga njeriu që duhet të mari përsipër përgjegjësitë e tij, ai vijon të bëjë lojën e “strucit” politik, duke dashur të tregojë vetëm ato të të tjerëve.

Nga sjellësi i dialogut, marrëveshjeve, komunikimit mes palëve dhe kompromiseve, ai sot ka treguar se ka marë përsipër vetëm rolin e katalizatorit të ndarjes së tyre dhe atë të “sjellësit të fatkeqësive”.

Për ta parë këtë, mjafton të lexoni këtë prononcim të sotëm të Metës për gazetarët:

– Zoti President, a rrezikon vendi të shkojë në përplasje civile në kohën që kriza politike po thellohet dhe palët politike janë ekstremisht të kundërta në qëndrimet e tyre?

Mendoj që kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vjetësh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990.

– Zoti Meta, kush i ka këto interesa okulte për të cilat flisni ju?

Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimin dhe jo anulimin e rezervimeve.

– Kryeministri thotë që Ju nuk i keni ftuar në një tryezë për të zgjidhur krizën politike. A do të ndërmerrni një hap të tillë në vijim? Ju keni thënë në mënyrë të vazhdueshme se edhe jo publikisht keni bërë ç’të mundeni për të shpëtuar krizën politike në vend…

Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër te Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit.

Siç shihet Presidenti i Republikës, sipas Ilir Metës paska vetëm një detyrë:

Të thotë “larg b*thës time” dhe se pas kësaj, do bëhet qameti!

E lum si ne pë Kryetar Shteti që kemi.

Kemi mbërritur në atë pikë që tironsit e vjetër e përkufizonin:

“Kam President, kam. Se pa gjo nuk jam!”

Next Post
Ishin denoncuar si të zhdukuara, gjenden nëna dhe bija shqiptare në Angli

Ishin denoncuar si të zhdukuara, gjenden nëna dhe bija shqiptare në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In