Ka nisur në Jalë kampi me të rinjtë e Partisë së Lirisë. Pas prezantimit të disa klipeve fjalën e mori, kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, i cili dha mesazhin e qartë se kanë nisur të ngjitur një malore.
Ilir Meta: Që nga 25 korriku kam rënë 5-7 kile. Jemi nisur për malore dhe para jush është një njeri që ka bërë gjatë këtyre 5 viteve që bënit Jalën ka ngjitur Jezercën, do bëj edhe Malin e Çikës.
Ka disa parime, asgjë nuk vjen rastësisht. Po nuk u stërvite në kodra nuk ngjitesh dot në male. Ne të gjithë së bashku do të arrijmë atë qëllim që ka Partia e Lirisë që nga 25 korriku.
Duke ju ftuar që të gjithë që të jeni krenar për ju qe keni qenë pjesë e LSI, për ato kontribute që janë bërë për të zhbllokuar kriza në vend, për reforma të ndryshme, për rotacione demokratike dhe sidomos për atë përfshirë që të rinjtë e LRI dhanë në pushtetin lokal dhe kudo.
/e.d











