• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta në 2008: Berisha vodhi floririn e Krrabës dhe e ndau me Fazlliçin, do të përgjigjet për të gjitha para drejtësisë

by Java News
15/06/2021 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Epiteti ‘Ilir Floriri’ për Presidentin Ilir Meta buron nga një akuzë e përsëritur e Sali Berishës, sipas të cilit Meta ka organizuar grabitjen e thesarit të shtetit në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë. 280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur. “Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve”, thoshte Berisha për Ilir Metën në korrik të vitit 2000. Që kur skandali u denoncuar për herë të parë në media në fillim të vitit 2000 dhe deri në korrik të vitit 2009, kur u bashkuar në qeveri, Berisha e quante Metën ‘Ilir Floriri’. Nga ana e tij, Meta ka mohuar akuzat e Berishës për një implikim të tij në grabiten e thesarit të shtetit.

Për herë të fundit, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë debatuar dhe akuzuar njëri-tjetrin për çështjen e vjedhjes së floririt në 13 tetor të vitit 2008, disa muaj para se të bashkoheshin në një koalicion qeverisës. Në seancën e 13 tetorit 2008, Berisha shprehet se “…ai tjetri nuk quhet Arben Malaj, por Arben Cenaj, ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri, ai tjetri atje nuk quhet Engjëll Bejtja, por Engjëll Armo-ja dhe kështu me radhë. Prandaj, ju garantoj juve se kjo është një praktikë standarde”.

Në përgjigjen e tij, Ilir Meta thotë se floririn në fakt e ka vjedhur Sali Berisha. Në këtë seancë, Ilir Meta bën një akuzë të fortë, kur thotë se Berisha jo vetëm e ka vjedhur floririn, por e ka ndarë me mikun e tij, Damir Fazlliç, një klient i familjes Berisha, pasi paguante përmes kontratave të dyshimta me qindra mijëra euro Argitën dhe bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezin. Meta paralajmëronte Berishës se një ditë do të përgjigjej para drejtësisë për të gjitha. “…Unë dua ta siguroj se ai do të përgjigjet para drejtësisë për të gjitha, do të përgjigjet edhe për floririn e Krrabës që e vodhi vetë në ’97 dhe që më pas kërkoi t’ua faturonte të tjerëve. Edhe për floririn do të përgjigjet Sali Berisha! Nga e dinte ai se ishte vjedhur thesari i shtetit? Sikurse do të përgjigjet edhe për floririn që u ka dhënë Fazlliçit dhe Fazlliçëve”, shprehej Meta.

Sot Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në një aleancë solide kundërt reformës në drejtësi, stabilitetit në Shqipëri dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta kundërshtoi ashpër vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për futjen e Sali Berishës dhe Familjes së tij në listën e zezë për korrupsion. Nga ana tjetër, Berisha sulmoi iniciativën e Kuvendit për shkarkimin e Metës për shkeljen e 17 neneve të Kushtetutës dhe tentativës për të krijuar incident diplomatik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që të dy kërkojnë prova për goditjen që po u vjen nga Perëndimi, kur në fakt do të mjaftonin vetëm akuzat që i kanë bërë njëri-tjetrit ndër vite për korrupsion, vrasje, vjedhje të floririt, pastrim parash, pasuri të paligjshme, kapje të drejtësisë, shantazh etj./shqiptarja.com

 

Next Post
FOTOT/ Georgina Rodriguez motivon Ronaldon në fushë me hiret e saj, goli ndaj Hungarisë ‘erdhi’ nga shkallët e stadiumit

FOTOT/ Georgina Rodriguez motivon Ronaldon në fushë me hiret e saj, goli ndaj Hungarisë 'erdhi' nga shkallët e stadiumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In