• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta i “dorëzohet” Zotit, dekoron pastorin me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: I përkushtuar

by Java News
13/04/2022 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Pastorin e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Fitor Muça: “Me mirënjohje për përkushtimin e pandërprerë gjatë tri dekadave, në ndihmë të njerëzve në nevojë; për shërbesën në mbjelljen e shpresës si dhe në fuqizimin e vlerave njerëzore e kombëtare në shoqërinë shqiptare post-komuniste.

Në vlerësim të angazhimit të veçantë dhe vetëmohues gjatë krizës së Kosovës si dhe për punën e palodhur për t’u ardhur në ndihmë shumë të pastrehëve në qytetin e Tiranës.”

Në fjalën e tij drejtuar familjarëve, drejtuesve dhe anëtarëve të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, pjesëmarrës në ceremoninë e dekorimit, Presidenti Meta u shpreh se pastor Muça prej tri dekadash i është përkushtuar me shpirt e zemër mbjelljes së shpresës dhe mbështetjes së njerëzve më në nevojë.foto galeri foto galeri foto galeri

MESAZHI I PRESIDENTIT META

“Të nderuar pjesëmarrës, të dashur miq dhe të ftuar, zonja dhe zotërinj.
Është kënaqësi të jemi sot, së bashku, për të vlerësuar kontributin e pastor reverend Fitor Muçës, i cili prej tri dekadash i është përkushtuar me shpirt e zemër mbjelljes së shpresës dhe mbështetjes së njerëzve më në nevojë.

Në një moment të veçantë të shoqërisë sonë, siç qenë ngjarjet që sollën pluralizmin politik, pastor Muça hyri në rrjedhën e ndryshimit epokal, të hapjes së besimit në Perëndinë.

Ai e nisi këtë udhëtim 30 – vjet më parë, përmes themelimit të kishës ungjillore ‘Rilindja’, si një shërbesë shpirtërore, që prek individin, shoqërinë dhe kombin.

Në përditshmërinë e përkushtimit, pastor Fitor Muça iu ka shërbyer njerëzve në nevojë dhe të pastrehëve, në të gjithë hapësirën e qytetit të Tiranë, për sigurimin e bukës së përditshme, falë edhe mbështetjes dhe ndihmës së Fondacionit ‘Shpresë për Shqipërinë’.

Këtë nevojë njerëzore dhe sociale, pastor Muça vazhdon ta përmbushë edhe sot, duke ofruar ushqim të ngrohtë për 5 ditët e javës për rreth 100 persona.

Në jetën e Pastor Muçës është ndërthurur ndjeshmëria njerëzore dhe përkushtimi, duke ofruar ndihmesë shpirtërore dhe sociale.

Përkujdesi i tij për nevojat e komuniteteteve është i vazhdueshëm dhe po ashtu, është vëmendja e pandërprerë ndaj shqetësimeve të tyre, që kërkojnë zgjidhje.

Këto tipare të rëndësishme të Pastor Muçës kanë spikatur fort në një periudhë të vështirë për vendin, gjatë luftës së Kosovës, kur shërbeu si drejtues në Qendrën Tranzite të Refugjatëve nga Kosova, të ngritur në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’.

Në bashkëpunim me UNHCR-në (Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuar për Refugjatët), Reverend Muça shërbeu si koordinator, në mars-qershor 1999, duke akomoduar dhe shpërndarë në hapësira të tjera, rreth 100.000 kosovarë.

Po në këtë periudhë intensive, Pastor Muça hapi një qendër akomodimi për 120 shqiptarë të Kosovës, duke e kthyer atë në Shtëpinë e Shpresës, për vëllezërit dhe motrat tona, në kohën më tragjike të gjenocidit serb.

Përballja me dhimbjen njerëzore të shqiptarëve të Kosovës u bë nxitja dhe thirrja e veçantë për Pastor Muçën, për t’u vendosur edhe në Gjakovë e Skijan.

Në Kosovë, Pastor Muça iu shërbeu e ndihmoi 200 familje jetimësh, siguroi mbështetje financiare për disa familje dëshmorësh dhe ndihmoi në rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga zjarrvënia e forcave serbe.

Në këtë udhëtim të gjatë të jetës së tij, pastor Muça e ka shtrirë veprimtarinë, si shërbestar besimi edhe në rininë shqiptare, për të përcjellë modelin qytetar, njerëzor e atdhetar te më të rinjtë shqiptarë.

Ndërkohë që, një vend të veçantë në jetën e tij zë këmbëngulja për njohjen e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, si komuniteti i pestë zyrtar fetar në vendin tonë.

Fillimisht si Zëvendëspresident, e më pas si President, Pastor Muça udhëhoqi hap pas hapi, dhe siguroi mbështetjen e duhur për njohjen e Vllazërisë Ungjillore Shqiptare, duke i dhënë kështu vendin e merituar në historinë tonë kombëtare, si promovuese e atdhetarizmit dhe e krishtërimit.

I gjithë ky rrugëtim njerëzor, intelektual, shoqëror, fetar e atdhetar dëshmon dashurinë dhe përkushtimin e Pastor (Reverend) Fitor Muçës, për t’i shërbyer kombit shqiptar.

Pastor Muça ia ka dedikuar jetën ndryshimit të vërtetë të shoqërisë e të kombit, përmes dashurisë dhe përkushtimit ndaj çdo individi në nevojë, duke ndjekur shembullin e shenjtores sonë, Nënë Tereza e cila ka thënë: “Dashuria e madhe nuk matet, vetëm jepet”.

Prandaj është kënaqësi të jemi së bashku sot, për të vlerësuar përtej individit, çdo gjurmë dhe shenjë, që Pastor Muça ka lënë në jetën e shumë njerëzve.Ju faleminderit!”/m.j

Next Post
Habit Le Pen: Nëse zgjidhem presidente Franca largohet nga NATO! Duhet afrim strategjik me Rusinë

Habit Le Pen: Nëse zgjidhem presidente Franca largohet nga NATO! Duhet afrim strategjik me Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In