• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore

by Arbër Hitaj
22/05/2022 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbër Hitaj

Shqipëria renditet ndër të pakta vende që elita politike është e njëjta në 3 dekada, edhe pak vite dhe elita politike e demokracisë do të jetë baraz me atë komuniste në jetëgjatësi! Është ironike por e vetmja parti që ka ndërruar drejtuesit është derivatja e komunistëve.

Korriku pritet të jetë muaji i rikonfigurimit të politikës në veçanti opozitare, pritet rikthimi i Metës në politikën aktive! Përballë analistit Andi Bushati që i tha në sy se: nëse ju qëndroni në politikë edhe Edi Rama nuk mund ta braktisë “misionin” e tij para socialistëve, Meta tha diçka nëpër dhëmbë pa e mbrojtur dot qëndrimin e tij.

Kjo është edhe esenca e kritikave që shkojnë në drejtim të opozitës, emrat që janë të krye të saj, që fatkeqësisht janë një digë e fortë kundër rinovimit të klasës politikës. Atyre ju pëlqen moçali ku janë, gjithçka nën kontroll! Rregulli kryesor në politikë është rinegjerimi i opozitës, por çfarë po ndodh me LSI- PD? Vetëm ricklimim, me paketim tjetër!

Meta dhe Berisha mendojnë se mjafton të thonë ato që duhen dhe opinioni do ti mbështesë, duke harruar se janë pjesa e problemit! E si mund të mbështesin shqiptarët një politikan që thotë fëmijët e kanë jetën të siguruar ekonomikisht! Si mundet që opinioni të mbështesë politikanë që luftojnë varfërinë me makina që shkojnë në mijëra euro, me shtëpi që vlejnë akoma edhe më shumë. Morali është pika më e dobët e këtij çifti anormal politik dhe kështu do të jetë në vijim. Duke parë këtë nivel të moralit përballë opinionit publik, rruga e vetme për ta është bllokimi i te gjitha rrymave opozitare, i çdo të riu ambicioz.

Lajme për korrupsion dalin përditë edhe në mediat ndërkombëtare, është ndër të paktat raste që politika shqiptare mbush gazetat ndërkombëtare me një dëm të jashtëzakonshëm për imazhin e vendit. Vetë në akuzuarit flasin për një konspiracion që fillon në ShBA dhe vijon në çdo cep të globit nëse ju del emri. Ky është një tjetër skandal i drejtësisë shqiptare që i lejon këta dinozaur të dominojnë politikën dhe jetën publike pa dhënë asnjë llogari për milionat e panumërta me euro që i pranojnë edhe vetë.

Për kujtesë shpërthimi i Gërdecit mbushi faqet e para të dhjetëra mediave botërorë, pa harruar artikujt e dedikuar të NYTimes. Video e Metës me Dritan Priftin ishte lajm me akoma dhe më shumë jehonë në shumë media të njohura ndërkombëtare. Së fundmi sulmet që presidenti në detyrë bëri ndaj ambasadores Amerikane Yuri Kim, u bënë kryelajm në “Associated Press” e shumë media të tjera perëndimore apo me lidhje në Kremlin. Pa harruar skandalin e fundit të gazetës më të njohur austriake që lëshoj akuza të forta ndaj Presidentit të Shqipërisë.  Ka shumë nëse ndalesh në arkiva, dhe jam i bindur do të ketë akoma edhe më nëse do të jenë në krye të opozitës.

Next Post
FOTO/ Gjendet një skelet njeriu në Ardenicë të Lushnjës, dyshohet se i përket një ushtari italian

FOTO/ Gjendet një skelet njeriu në Ardenicë të Lushnjës, dyshohet se i përket një ushtari italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In