• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta dhe fundi pa lavdi i kauzave të rreme!

by Alfred Peza
04/03/2020 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

“Manifestimi” i 2 marsit u tha fillimisht se do të ishte një “besëlidhje” e re e Ilir Metës me shqiptarët. Edhe përpara, por edhe pas çdo dite të re që po kalon, jepet gjithmonë një arsye e re, një arsye e ndryshme për shkakun pse ai vendosi që ta lerë Presidencën dhe të dali në rrugë.

Njëherë u tha se ky hap u ndërmor për tu përballur e për të zhbërë “grushtin e shtetit” të mazhorancës.

Herën tjetër u tha se do të dilte për ti prirë “revolucionit popullor”, që nuk po e duroka dot këtë qeveri.

Më pas u tha se këtë po e bënte për tiu kundërvënë projektit të shpopullimit të Shqipërisë, pasi shumë qytetarë janë larguar vitet e fundit jashtë vendit.

Pastaj u tha se kjo po bëhet për tri arësye të tjera; Për të mbrojtur Kushtetutën. Për të mbrojtur lirinë. Për të mbrojtur demokracinë.

Një herë tjetër u tha se kryeqëllimi është që të “rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion”.

Më parë ishte thënë se kjo po bëhej për të mos lejuar që të shtypej vullneti i popullit, të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre kushtetuese.

E kështu me radhë e pafundësisht, përmes shprehjesh standarde e parrullash politike, të cilat mund të ishin thënë kurdo që nga dhjetori i 1990 e deri më 2 mars 2020. Të cilat mund të thuhen çdo herë tjetër, edhe përgjatë 30 viteve të ardhshme.

Me sa duket në mungesë të një kuaze të vetme e të vërtetë politike, të një shqetësimi real qytetar, të një shkaku madhor të qenësishëm që buron nga një hall i madh kombëtar për tu adresuar për zgjidhje, duket sikur po sajohet çdo ditë nga një gjë e re. Me synimin e qartë se përmes nxitjes artificiale nga lart, të mund të krijojnë pakënaqësi e tensione sociale në vend, për ta detyruar Kryeministrin Edi Rama që të ulet për të bërë një pazar politik.

Në pamundësi për ta arritur këtë, po mundohet që ti shtojë sa më shumë pikë profilit opozitar përpara syve të publikut, me shpresën se do të mundet që ta konvertojnë të gjithën këtë nesër, në një projekt politik e elektoral. E në fund fare, kur të vijnë zgjedhjet, edhe në vota e mandate përfaqësimi në Parlamentin e ardhshëm.

Skenari identik me këtë që po tentohet nga Meta përgjatë këtij viti, u zhvillua nga opozita shqiptare gjatë 2019. Ndryshimi i vetëm është se Basha, Berisha e Kryemadhi e nxorën opozitën nga Parlamenti në rrugë, duke bojkotuar më pas edhe zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 qershorit.

Edhe ata folën dje, si Ilir Meta sot. Në emër të sovranit. Për “revolucion popullor”. Për zbatim të vullnetit të popullit. Për mbrojtje të demokracisë e shumë të tjera si këto. Fundi i historisë dihet tashmë. Opozita e rrugës as pazar politik nuk mori, as Edi Ramën nuk e rrëzoi dot dhe në fund të fundit, u detyrua që të rikthehet sërisht atje nga u nis. Në sistem. Por, vetëm pasi i kishte humbur të gjitha pushtetet rrugës.

Ndërsa Ilir Meta ka vendosur që të bëjë politikë duke mos e lëshuar zyrën e kreut të shtetit. Duke dashur që përmes saj të vetviktimizohet, me shpresën se kështu do të maksimalizojë, mbështetjen popullore për të.

E kur e gjitha ajo që nisi në 2 mars do të përfundojë, qytetarët do kuptojnë se të folurit në emër të tyre për kazuse dhe halle të rreme kombëtare, ishte rruga përmes së cilës Ilir Meta kërkoi që të zgjidhte veç hallin e vet personal.

Next Post
OFL zbret në Gjirokastër/ Kush është Jani Alia, vrasësi i Elton Çiços që duhet të justifikojë pasurinë

OFL zbret në Gjirokastër/ Kush është Jani Alia, vrasësi i Elton Çiços që duhet të justifikojë pasurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In