• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ilir Meta, basti për zgjedhjet dhe një gomar blu

by
16/06/2015 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/ 

“Partia Demokratike ka hequr  dorë nga gara me Partinë Socialiste sepse e ka kuptuar që ajo është forca e parë dhe e padiskutueshme. E vetmja garë që i mbetet është të ruajë vendin e dytë duke u përpjekur të dëmtojë Lëvizjen Socialiste për Integrim…”. Ilir Meta hodhi në tryezën e Ilva Tares sfidën e tij për një renditje të re të partive politike në garë. Në vitin e dytë të bashkëqeverisjes me PS-në dhe në të parën ndeshje elektorale që mbas 2013-ës, ai shpalli për herë të parë ambicjen e tij për të nesërmen. Një sfidë që në fakt shpjegon shumë gjëra. Duke nisur dhe me mënyrën e sjelljes së partive para e gjatë fushatës dhe do të shpjegojë dhe shumëçka tjetër pas kësaj fushate.

Kishte kohë që ngjante e pakuptimtë, por e qëndrueshme një paqe në distancë mes PS-së dhe PD-së. Gjithmonë nëse do të quhej “paqe” ajo çfarë kuptohet zakonisht në politikën luftarake shqiptare. Më shumë se me PS-në dhe ndaj PS-së, për partinë demokratike dukej se problemi kryesor ishte LSI-ja. Kështu filloi së paku që nga dimri i këtij viti, kur u provokua një krizë politike, menjëherë mbas frymëmarrjes së përbashkët të arritur me akordin e dekriminalizimit të politikës në dhjetorin e 2014-ës. Sipas aksiomës së hershme, ku është drita më e fortë është dhe hija më e fortë, lufta e vërtetë e opozitës është përqëndruar vetëm mbi një segment të së majtës, atë që është pak më majtas edhe se e majta tradicionale e PS-së.

Ishte një luftë që niste që nga zgjatimi politik prej amebe i një komploti vrasjeje të dy deputetëve të Kuvendit, duke vazhduar me demonstrimet e përditshme nën dritaret e kryesisë së Kuvendit nga punonjësit e gjelbërimit të bashkisë së Tiranës që kërkonin dorëheqjen e Metës e deri tek tentativa për të krijuar bindjen se LSI po blen zgjedhjet e kësaj rradhe.

Kjo akuzë e re është në fakt e vjetër; rritjen e partisë së majtë në kurriz të dy partive të mëdha, të majtë e të djathtë, të paktën në PD e shpjeguan vetëm në këtë mënyrë. E dalë nga qeverisja e përbashkët me PD-në në epilogun e saj, LSI meritonte mallkimin e të djathtëve si një nga dy faktorët kryesorë të nxjerrjes së tyre në opozitë. Kurse militantët e zhgënjyer të kësaj partie kishin nevojë për një fajtor për humbjen e tyre dhe ky nuk mund të ishte as Doktori, as zoti Basha, askush tjetër nga rradhët e çoroditura blu: LSI-ja e Ilir Metës ishte shënjestra ideale për t’u shpallur fajtore në segmentin gjithashtu të çoroditur blu: nga urrjetja në dashuri dhe anasjelltas. Fundja, sipas të njëjtës alkimi që politika shqiptare e prodhon si rregull dhe jo si përjashtim edhe në krahun tjetër. Aty ku dashuria brenda llojit është e ngjashme në formë dhe intesitet me urrejtjen brenda llojit. PS e LSI po dëshmojnë vetëm dashuri politike dhe sidomos tani, edhe dashuri elektorale. Herë Rama e herë Meta nuk humbasin rastin për të folur mbi këtë pasion të tyre, të bindur se të dy bashkë, mund të fitojnë gjithçka që afron pushteti në Tiranë. Përballë tyre Basha është në pozitën e lepurit në pyllin e politikës: pa asnjë shans që t’i shpëtojë kësaj gjuetie në çift që i bëjnë. Dhe në këto zgjedhje duket se do të vërtetohet ideja se humbja poshtëruese e PD-së dy vjet më parë nuk ishte fundi, por vetëm fillimi i një fundi të cilit nuk po i duket fundi.

Në përpjekje për ta minimizuar këtë humbje të parashpallur, herë Basha dhe gjithmonë Berisha kanë përqëndruar, në dukje në mënyrë të pakuptimtë, gjithë goditjen drejt Metës dhe partisë së tij. “…kanë hequr  dorë nga gara me Partinë Socialiste sepse e kanë kuptuar që ajo është forca e parë dhe e padiskutueshme”, thotë Meta, sipas të cilit e vetmja garë për PD-në është të ruajë vendin e dytë në hierarkinë e partive politike në vend.

Sesa do të jetë produktive kjo taktikë elektorale që ngjan më shumë e lënë me barrë nga zemërimi dhe jo nga logjika, mbetet ende të verifikohet. Kanë mbetur më pak ditë se ditët e një jave për të parë se cili do të jetë humori dhe temperatura e mendimit të shqiptarëve. Qoftë për emrat e rinj të administratorëve që do të zgjedhin, qoftë me fetën e tortës që do të ndajnë për çdo parti në garë.

Edi Rama sfidon të djathtën në të gjithë vendin. Lulzim Basha shtyn presionin për një referendum kundër qeverisjes së majtë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme. Ilir Meta ka vënë në bast rezultatin e partisë së tij, çka nëse verifikohet, do të jetë e vetmja surprizë e këtyre zgjedhjeve pa surpriza.

E vërtetë, të paktën deri më tani, është që një forcë politike tradicionale në Shqipëri ka një ngjashmëri të pabesueshme me gomarin e fabulës së hershme me luan mbi shpinë. I ngjan gomarit, i cili me bar në gojë, i lutej Perëndisë që ta bënte ëndërr makthin dhe dhembjen që ndjente. Në këtë botën elektorale shqiptare që është vazhdimisht një përrallë pa fund të lumtur, ndodh që luani ka pesë pika kontakti me kurrizin e gomarit. Dhe nga këto pika kontakti, vetëm  katër janë putrat e luanit.

Next Post

Fotolajm/ "Vrasësi" i Tom Doshit në fushatë elektorale?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In