• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ilir Kupa: Arratisja nga burgu, nuk kam tentuar të vras policë

by A R
27/11/2015 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përballjet e Ilir Kupës me drejtësinë duket se s’do të reshtin edhe për shumë kohë. Prej tri seancash i arratisuri nga burgu i Trikallasë në Greqi, është ulur në kafazin e hekurt, për të dhënë llogari para drejtësisë. Ndaj Kupës dhe Fatos Sulajt rëndon akuza e vrasjes së dy policëve mbetur në tentativë. Një krim, sipas prokurorisë i ndodhur në kohën kur Ilir Kupa u arratis nga Trikalla.

Nga burgu 302 ku ndodhet i izoluar, Kupa baba i dy fëmijëve të mitur, kundërshton akuzën dhe kërkon që gjykatat e vendit të tij ti japin drejtësinë e munguar. “Mjaftojnë të shohin kamerat e sigurisë së burgut që gjykatësit të binden që unë dhe shqiptarët e tjerë që u arratisëm nuk kemi tentuar të vrasim policë”, thotë Kupa në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”. Ai rrëfen arsyet që e shtynë të ndiqte pas mikun e tij Marjan Kola, të cilin e cilëson si organizator të arratisjes. Kupa flet për momentin e vrasjes së tre miqve, sesi u qëlluan ata me dhjetëra plumba pas shpine nga policia greke. Ndërsa, në fund bën thirrje vetëm për drejtësi…

Ilir, Prokuroria për Krime të Rënda ka ngritur disa akuza ndaj jush, mes të tjerash, atë të vrasjes në tentativë të dy punonjësve të policisë. Ju i keni kundërshtuar këto akuza. Mund të na thoni përse?

Akuzat kanë ardhur nga pala greke. Unë kam ikur nga burgu grek me duar në xhepa. Nuk kam pasur armë, sikurse thuhet në dosjen e prokurorisë. As unë, as shokët e mi me të cilët jemi arratisur. Prokuroria greke na akuzon sikur kemi tentuar të vrasim policinë, armëmbajtje pa leje, etj. Akuza nuk mund të qëndrojë. Unë thjesht jam arratisur nga burgu, si gjithë të tjerët. Dua të theksoj se s’kam pasur armë me vete. Personat jashtë që na kanë ndihmuar s’i kam sjellë unë. S’i kam njohur dhe unë jam larguar në drejtim tërësisht tjetër. Këto që po them janë të vërteta.

Ju jeni cilësuar si ndër personat më të rrezikshëm që keni qëndruar në burgjet greke. Për çfarë vepre penale jeni dënuar nga drejtësia greke?

Jam dënuar për një grabitje. E pranoj që bëra një gabim, për të cilin më dënuan shumë vite.

Sa vite?

57 vite burg jam dënuar vetëm për një grabitje. Nëse do shteti mund ta hetojë shumë mirë dosjen time në Greqi dhe të shohë se ka pasur shkelje të shumta procedurale. Kështu ndodhte me të gjithë shqiptarët atje. Për një krim sado të vogël, dënimet ishin të larta.

Më thoni dot kush është dënuar 57 vite burg për një grabitje?
Ju jeni një ndër 11 të arratisurit nga burgu i sigurisë së lartë në Trikalla. Mund të na thoni çfarë ndodhi konkretisht. Si arritët të largoheshit?

Shpërtheu burgu dhe kush deshi të largohej u largua. Mes tyre dhe unë.

Kush e organizoi planin e arratisjes?

Planin e organizoi Marjan Kola. Ai ishte larguar edhe herë të tjera nga burgjet greke. Që do arratisej Marjani e dinin të gjitha burgjet greke, nuk është se këtë gjë e dinim ne. Në momentin që u hap burgu, dolëm dhe ne. Ju keni pranuar dhe më herët se keni pasur ndihmë nga jashtë.

Mund të na shpjegoni se kush ju ndihmoi?

Ndihmë nga jashtë ka pasur Marjan Kola, i cili organizoi arratisjen. Marjani dy ditë përpara na tha se do ikte. Ne nuk kishim dijeni se kush e ndihmonte. Ne vetëm do iknim. Por ne të tjerët nuk kishim asnjë lidhje me personat që ishin jashtë. Ne vetëm do të largoheshim kur të shpërthente burgu. S’i kam takuar kurrë, s’i njoh ata persona. Unë kam ikur në drejtim tërësisht tjetër.

A ka pasur atë natë një përleshje mes jush dhe forcave të sigurisë së burgut?

Jo nuk ka pasur përleshje mes nesh. Kjo që po ju them verifikohet lehtësisht nga kamerat e sigurisë së burgut. Ne jemi larguar. Kaq. Përplasja ka ndodhur me personat që ndodheshin jashtë burgut, të cilët ju shpjegova me parë që si kam njohur dhe si kam takuar kurrë në jetën time. As Marjani nuk më ka treguar se kush ishin ata persona. Ai nuk fliste për ta. Marjani ishte i tërhequr. Ishte arrestuar që 14 vjeç. Ka bërë 17 vite burg. Ishte keqtrajtuar nga autoritete greke, siç ka ndodhur me shumë shqiptarë të tjerë./ Gazeta Shqiptare

Next Post

Sukth/ Humb jetën një grua, aksidentohet nga treni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In