Nga Sokol Balla
Ilir Meta është burrë në politikë. Në karrierën e tij spektakolare ka përjetuar gjith[ka, për keq e për mirë. Po nuk di nëse është kujdesur që t’I shkojnë punët keq pikërisht atëherë kur ato I shkonin fjollë, apo kështu ja ka sjellë rastësia. Kështu u bë Kryeministër, duke ri bërë Nanon kryetar Partie në 1999, por nuk I mjaftoi. E harroi përse u bë Kryeministër dhe po si Pandi tentoi t’I merrte Nanos dhe partinë. Iku pasi u telendis me të për gati një vit rresht. Pastaj Ja futi sërish Pandit dhe e bëri ministër mbrojtjeje dhe si kryeministër e ministër I jashtëm qëndroi me Nanon një vit, e më pas iku. Arsyeja? Sepse Nano nuk “ja varte” dhe nuk I tregonte atij se [farë bënte në zyrë dhe në fundjavë.
15 vjet më vonë realizoi ëndrrën e tij. U bë president që kështu të përfundonte Katarsisin e tij që ia ndolli Nano në 2001 e që iu “shpif” sërish fiks një dekadë më vonë nga shoku e miku I tij më I ngushtë, njeriu që e hipi në majat e pushtetit, ndërsa po I drejtohej vrimave të fundit, Dritan Prifti. Por të bëhej president nuk I mjaftoi as dy muaj. Hipi në varkën e Kushtetutës, e pshurri atë dhe e futi Presidentin e sapozgjedhur të Republikës në fushatë elektorale në qershor 2017. Si gjithmonë luajti gjith[ka për gjith[ka dhe përballë debolesës intelektuale dhe sociale të ish partnerit të tij të fundit politik, shkeli dhe kushtetutën dhe limitin e fundit të paprekur mes tij dhe Edi Ramës.
Por askush s’mund të thotë se në [mendurinë e tij më të madhe, Ilir Metës I ka mungu burrnia. As kur iku në 2001, as kur iku në 2003 e as kur iku në 2011. Okay, shumë veta menduan dicka tjetër kur ai iku në 2017 në Presidencë, pasi kafazi I kreut të shtetit është në [do rast një kafaz “floriri”, si[ do t’ja kishte quajtur edhe Sali Berisha nëse s’do të kishte [imentuar me Ilirin një vëllazëri të hekurt në themelet e Gjykatës së Lartë.
Por lëvizjet e Metës dhe në Presidencë treguan burrëri, përballë përgjumjes së kreut të PD për t’i bërë opozitën një qeverie dy vite e hutuar nga rasti “Tahiri”, “Babale” and co., e që nuk arriti që më të ashtuquajturin Skandali Astir, të “mundte” në garën e protestave të dhjetorit të shkuar disa mijëra studentë të mërzitur nga kostot dy dollarëshe të provimeve të vjeshtës.
Dhe ia nisi: fillimisht me Sandër Lleshajn. E vonoi dy javë. Kur e pa se ia doli, pasi u kap me “fakirin” Cakaj. Kur e pa se ia doli dhe aty (Rama me bezdinë e një [uni bordurash, I [oi dekret tjetër për firmë dhe I mbylli derën e qeverisë fytyrës Ilirit, por në kampin e Metës kjo u interpretua si fitore burrërore), Iliri vazhdoi edhe më tej. Kësaj radhe I hapi Luftë Ramës, pasi ky I fundit në një nga intervistat në Real Story tha se nuk kishte ndërmend ta shkarkonte pavarësisht shkeljeve, porse nuk do ta zgjidhte më president në mandatin tjetër.
Gjithsesi Lufta e Fundit që hapi Meta në fakt nuk ishte burrërore, pasi në fakt I hapi luftë kushtetutës dhe atij palo shteti që mezi rri në këmbë prej 30 vjetësh. I nisur nga parimi I [mendur se Presidenti është I papërgjegjshëm për veprimet që kryen, (sidomos kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese), ai nxiti një betejë mes Bashës së kapur përgjumësh dhe një Rame të sapozgjuar nga gjumi, e cila desh përfundoi në luftë civile. Tezat e betejës që përpunoheshin në mbrëmje në shtëpinë e tij dhe në mëngjes shkonin në SHQUP pas një verifikimi me Doktorin, [uan opozitën jashtë kuvendit, në rrugë, në protesta që psikologjikisht citonin dhe nxisnin vetëm dhunë dhe në përplasje totale me ndërkombëtarët. Dhe pikërisht kur u duk se ndërkombëtarët së paku po ia dilnin të [onin Bashën larg nga tymi I molotovëve dhe gazit lotsjellës, në protestën më paqësore të opozitës, Ilir Meta anulloi dekretin e zgjedhjeve që vetë kishte shpallur në 30 qershor. Duke e rindezur edhe njëherë motorin e protestave, në maksimum. Më pas shpalli pa pyetur njeri një datë tjetër zgjedhjesh në 13 tetor dhe rishkëleu për shalësh kushtetutën.
Ndoshta e bëri këtë në shenjë hakmarrjeje. Ajo nuk është Kushtetuta e tij. Ilir Meta nuk e deshi kurrë, por nuk mundi kurrë ta ndalonte ardhjen e saj. Me reformën në drejtësi Brenda dhe dorëzimin e sovranitetit të saj amerikanëve. Ndoshta ai ka të drejtë. Nuk ka gjë për t’u mburrur në atë kushtetutë nga pikëpamja shtetërore dhe sovraniste. Po s’duhet ta kërkojë shumë larg një prej fajtorëve madhorë përse ajo u ndryshua me “grabitje” nga partnerët tanë strategjikë.
Tani Ilir Meta ka zyrtarisht një problem me kushtetutën dhe burrnisht një problem me veten e tij. Komisioni I Venecias dha vlerësimin për veprimet e tij dhjetë mujore si President. E gjeti atë së paku tre herë në shkelje të Kushtetutës. Por, si njerëz që pavarësisht nga emri I komisionit, janë jurist me këmbë në tokë dhe jo në det, thanë se shkarkimin e Metës si President vërtet e ka në dorë parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese, por “për hir të ruajtjes së raportit të balancës institucionale”, edhe mund të mos ta bëjnë këtë.
Me gjasë kështu do të kompleksojë socialistët. Ata tremben nga cdo telefon që nuk fillon me 00355. Por Iliri është burrë. Te Cim Peka para nja ca javësh, bëri një deklaratë që nesër mund të dalë heroike, ose qesharake. Këtë në dorë e ka vetë Iliri. I cili atë mbrëmje tek Syri, I shkeli syrin dorëheqjes: “Të thotë Komisioni I Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë t dyë rri president? Kurrë në botë! … Nëse shikoj se Komisioni I Venecias lobohet, do të iki përsëri. Unë I qëndroj deklaratave që kam thënë më përpara… Ia kam thënë këtë edhe Edi Ramës të parit…”
Mu kujtuan këto fjalë, ndërsa lexoja opinionin e Venecias që ia fuste atij këmbët në det dhe shikoja televizionet e lajmeve që citonin Tedi Blushin, që kishte ikur nga deti, kishte hequr rrobat e banjos, kishte veshur kostumin e zëdhënësit dhe bënte Ilir Metën. Dhe befas mendova me ankth: “Mos vallë Iliri ka frikë?”
Gjithsesi si një mik I tij I vjetër si[ më quajti publikisht ca muaj më parë, thash t’ia kujtoj [farë ai ka thënë dhe për veten e tij ca javë më herët. Dhe të ikë.
Të ikë e të lirojë një vend që as nuk I takon dhe as nuk e deshi. Të ndajë mendjen ose të qëndrojë kokëkulur deri në 2022, ose të ikë kokëlart aty ku ai e meriton. Mes kullave të dy Berishëve, atij të LSI dhe atij të PD. Të nisë betejën e tij politike sovraniste e “patriote”, me një parti të re apo të vjetër dhe ndërsa Lufton, të presë. Të presë me ankth e paranojë se [farë kusuresh ia kanë mbajtur shënim, “grabitësit” e kushtetutës, ata që s’ja varin më as kur [ojnë në Tiranë nëpunës të shkallës së tretë që e zevendësojnë në takime me ish-Ralfin e tij.
Por të paktën të ikë si burrë, që mban llafin dhe gjërave që thotë më parë. Ok, e di që e ka thënë te Syri dhe ka dhe një mundësi t’ia mveshë edhe këtë Cimit për “fake neës”. Por Cimi ka fakt emisionin e tij. E ka online, facebook, youtube e kudo. Ato fjalë nuk I thotë Cimi, por Iliri.
Dhe Iliri është burrë, unë e di. Ndaj ik Ilir! Të gjithë ne, jemi kapur tani pas fjalës tënde. Të paktën këtu, mos na zhgënje! /l.m